Sportistët, ambasadorët më të mirë të Kosovës

Gjatë këtij viti, por edhe më parë sportistët kosovarë shënuar rezultate të shkëlqyera në gara ndërkombëtare.

Ata po llogariten si ambasadorët më të mirë të shtetit të ri, për faktin se me sukseset e tyre individuale, arritën të ngritin flamurin e Kosovës në vendet ku politika dhe diplomacia e vendit nuk depërtoi dot, njofton agjencia e lajmeve INA.,

Rezultatet, sidomos në sportin e xhudos nuk kanë të ndalur. Jo më larg se dje Distria Krasniqi u shpall kampione e Evropës në Xhudo, ndërsa sot Akil Gjakova.

Shkolla kosovare e Xhudos me trajnerin Driton Kuka po merr vlerësimet më të larta në botë.

Rezultate të mira janë shënuar edhe në futboll, por edhe në sporte tjera.

Me kso performanca sportistët e rinjë janë ambasadorët më të mirë të paqes dhe meritorët për shtetin e Kosovës.

Pavarësisht përpjekjeve që nga shpallja e pavarësisë të Kosovën në vitin 2008 imazhi, i cili është krijuar në sytë e botës për Kosovën, ende mbetet i zymtë.

Përpos sportit, muzikës, artit, Kosova nuk ka perfomuar mirë në fusha tjera. Ajo më së shumti është dëmtuar nga keq qeverisja e politikanëve të papërgjegjshëm.

Kosova, ka proklamuar si orientim integrimet euro-atlantike. Por, evropianët e rinj, mbeten më të izoluarit e Evropës, jashtë procesit të liberalizimit të vizave. Kurse proklamimi për integrime evropiane, sfidohet bindshëm nga pesë vendet anëtare të BE-së të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./Ina/