Sportistët që kanë arritur suksese në nivel ndërkombëtarë 2-3 muaj nuk kanë marrë nga shteti bursat që iu takojnë me ligj, përcjell TV21. I pyetur për këtë, ministri i Sportit, Borko Ristovski thotë se mjetet e vonuara financiare do të paguhen përnjëherë nga java e ardhshme.
“Ky është problemi i njëjtë si me pagat e të punësuarve, bëhet fjalë për punë teknike, nuk është diçka e tmerrshme. Ishte një vakum juridik, njëjti si për pagat, edhe për ata njerëz që marrin ndihmë shtetërore. Dhe nga java e ardhshme do t’i marrin përnjëherë të gjitha mjetet e vonuara dhe nga muaji i ardhshëm do të vijojnë rregullisht, muaj për muaj, siç duhet të jetë”, theksoi ministri i Sportit, Borko Ristovski.
https://www.facebook.com/TV21Videos/videos/1221818215837730/?ref=embed_video