Sportistët shqiptarë dhe dehumanizimi i të rinjve maqedon e serbë

Picture of INA
INA

28/05/2023

Muhamer Pajaziti

Kampionati ballkanik i karatesë për moshat e reja, në Tivar të Malit të Zi, nxorri në pah dehumanizimin e gjeneratave të reja dhe helmimin e tyre me ide nacionaliste në kuptimin negativ të fjalës.

Salla gjigante e sporteve në këtë qytet gumëzhinte nga brohoritjet e tifozëve të rinjë, të cilët po merrnin pjesë në këtë garë.

Tifozët e Maqedonisë dhe Serbisë, të gjithë fëmijë të moshës 10 deri në 12 vjeçare, u bashkuan si një trup dhe bërtisnin me të madhe Serbia, Serbia, Serbia…

Ndërkaq, garuesit shqiptarë që përfaqësonin shtetin e Maqedonisë, ishin të hutuar, fëmijë që se kuptonin sa duhet, se pse një tifoz i vendit të tyre, duhet ta thërras emrin e një shtetit tjetër, për ti bërë të ndihen keq, sportistët shqiptarë nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia?

Në këto çaste dy fëmijë të vegjël shqiptarë nga Maqedonia, dolën para këtyre tifozëve që provokonin dhe bënë shqiponjën dykrenare.

E bënë, sepse e kuptuan se diçka nuk po shkon mirë dhe se ata, padrejtësisht shihen si armiq dhe të këqinjtë nga moshatarët e tyre të maqedonas e serb.

Në vend se sporti t’i bashkonte të rinjtë dhe ti zhdukte stereotipet e ndërtuara për vite me radhë, ai po i përforconte akoma.

Po, kush e mbolli këtë urrejtje tek këta fëmijë dhe kush po i ndërton këto stereotipe për fqinjët?

S’do mend se ato krijohen fillimisht në familje, ku prindërit flasin keq për fqinjët e nacionaliteve tjera, shqiptarë, bosnjak apo kroat… por ishte e dukshme se fokusi ishte kundër shqiptarëve.

Ky edukim i këtyre rinjve maqedonas e serb pastaj vazhdon nëpër shkolla, ku mësohet se shqiptarët janë si popull ardhacak dhe pastaj lloj lloj fyerje e poshtërime tjera.

Në këtë drejtim një kontribut jep edhe politika e degjeneruar maqedonase e serbe, që shqiptarët i cilësonte si indianë, njerëz të egër e lloj lloj epitete tjera.

Pra këto dy shtete po ushqejnë dhunën edhe tek gjeneratat e reja dhe kjo do të jetë me pasoja për të ardhmen e këtij rajoni.

Po ushqehet dhunë sepse në këto shtete, fëmijeve u mësohet se si ti nderojnë dhe tu këndojnë këngë kriminelëve që kanë bërë krime në Kosovë, Bosnjë Herecegovinë, e vende tjera.

Është shumë e ulët, sepse po ndodhë dehumanizimi i shoqërisë dhe pastaj i gjithë ky akumulim shpërthen diku, sikur që shpërtheu me vrasjen e disa fëmijëve në një shkollë në Serbi.

Ndodhi kjo, sepse atje, kriminelëve ju kanë ndërtuar përmendore dhe i kanë bërë si shembuj që duhet të ndiqen nga gjeneratat e reja.

Ky dehumanizim i të rinjve ka ndodhur edhe në kohën e VMRO-DPMNE-së së Gruevskit, kur fëmijët shqiptarë rriheshin e dhunoheshin nëpër autobusë nga huliganët maqedonas.

Ka ndodhur atëherë, por ndodhë e sot. Para ca ditëve, disa maturantë serb po shëtisnin rrugëve të Kumanovës me flamuj serb, duke kënduar këngë nacionalistë të Luftës së Parë Botërore.

Edhe fëmijët shqiptarë, e këndojnë këngën e Adem Jasharit, “Mora fjalë”, por ka një dallim, Adem Jashari po e mbronte pragun e shtëpisë së tij, po e mbronte lirinë dhe po e shprehte dashurinë për atdheun e tij.

Adem Jashari është frymëzim dhe shembull i rrallë për gjithë botën se si duhet flijuar për atdheun. Ky është nacionalizëm pozitiv, kur e dashuron kombin tëndë, por nuk e urren tjetrin.

Pra ti mësojnë fëmijët dhe gjeneratat e reja ta duan kombin e tyre, por mos ti urrejnë të tjerët.

TË FUNDIT
16 orë
Pse shumë vende myslimane nuk e njohin Kosovën si shtet
2 ditë
Përralla sllavomaqedonase...
2 ditë
Balanceri dhe punësimet e BDI-së
3 ditë
Profecia e kamarierës greke për shqiptarët e Nanos
3 ditë
Ministri "kokë me vete" që duhet shkarkuar dhe nxitimi zevzek i Presidentes..!

ME TE LEXUARA

16 orë
Pse shumë vende myslimane nuk e njohin Kosovën si shtet

LEXO MË SHUMË

KOSOVA

Pse shumë vende myslimane nuk e njohin Kosovën si shtet

Eugen-Shehu

Përralla sllavomaqedonase…

rexhail ramadani

Balanceri dhe punësimet e BDI-së

fatos nano

Profecia e kamarierës greke për shqiptarët e Nanos

Nijazi Muhamedi

Ministri “kokë me vete” që duhet shkarkuar dhe nxitimi zevzek i Presidentes..!

MUHAMERI

Balansuesi drejt Strasburgut apo Ligj të ri për përfaqësim të drejtë?

fejzi hajdari

Dështimi i politikave shqiptare që nga 1991, pasojë e teatrit të sotëm të përplasjeve absurde

fejzi hajdari

Dështimit i politikave shqiptare që nga 1991, pasojë e teatrit të sotëm të përplasjeve absurde

Krenar Lloga

Lloga: Gjykata Kushtetuese po bën “grushtet”!

INFO

NA NDIQ