Spotify Technology po planifikon pushime nga puna brenda kësaj jave për të ulur kostot, raportoi Bloomberg News të dielën, duke iu bashkuar kompanive si Alphabet Inc, Amazon.com Inc dhe Microsoft Corp, të cilët kanë shkurtuar mijëra vende pune kohët e fundit, shkruan Reuters.
Raporti, i cili citoi burime, tha se numri i punëtorëve që do të largoheshin nga vendet e punës nuk ishte specifikuar.
Spotify nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese të Reuters për koment.
Firmat e teknologjisë shkurtuan vendet e punës vitin e kaluar pasi një shpërthim i kërkesës gjatë pandemisë u shua me shpejtësi dhe pushimet nga puna kanë vazhduar këtë vit me kompanitë që kërkojnë të ulin kostot për të kapërcyer rënien ekonomike.
Në javët e fundit, Alphabet, kompania mëmë e Google tha se do të largonte 12,000 punëtorë, ndërsa Microsoft tha se do të largonte 10,000. Ndërsa tek Amazon do të ketë më shumë se 18,000 largime nga puna.
Kompani të tjera të teknologjisë si Meta, kompania mëmë e Facebook, dhe Twitter-i i Elon Musk, në fund të vitit të kaluar pushuan nga puna mijëra punëtorë.