Sqarohet Grubi: Unë, Artani, i biri i Sakipit

0

Pas reagimeve te ashpra qe ngjalli ne opinion fjalimi i deputetit te BDI-se Artan Grubi, kunder kandidatit shqiptar per president Blerim Reka, ka reaguar edhe vete Grubi permes nje statusi ne profilin e tij ne facebook. Me poshte, mund ta lexoni te plote reagimin e tij.

“Unë, Artani, i biri i Sakipit, nuk mund të mbaj përgjegjësi për mënyrën se si ata qëllimisht, gabimisht e interpretojnë fjalën time, por mbaj përgjegjësi për atë që e them, bëj dhe e mendoj e jo për atë që e shtreembërojnë.

Filozofia politike në atë fjalë është shumë e thellë dhe unë nuk pres që njerëz sipërfaqësor ta kuptojnë atë. Por, i këshilloj ta ndjekin me vëmendje nga fillimi në fund.

Interpretimet janë pasojë e imagjinatës qëllimisht të shtreembëruar.

Në të, nuk ka asnjë fjalë që implikon of.endim ose urr. ejtje. Përkundrazi, fjalimi duhet të shërbejë si n.xitje për të mësuar se nga cilat arsye është thënë.

Nuk është as ko.bndjellës, e unë as hoxhë nuk jam për të performuar rite fetare, edhe atë të gabuara, me emër të babës në vend se të nënës.

Stilizimi dhe metafora janë krejtësisht të ndryshme. Ata që e dijnë, e marrin vesh, ata që nuk e dijnë, le ti analizojnë arsyet pse është thënë ose nuk duan të marrin vesh

Unë, i biri i Sakipit, jam krenar dhe nuk e marr si ofendim nëse dikush e përmend emrin e babës, nuk tupërohem e as nuk ankohem, ndjej krenari!”, thuhet ne reagimin qe ka bere Grubi ne facebook.