Stabilizimi i gjendes epidemiologjike, është përgjysmuar numri i pacientëve nëpër spitale

Të gjitha parametrat epidemioligjike tregojnë se situata me epidemiologjinë me COVID-19 është drejt stabilizimit dhe zvogëlimit të numrit të infektimeve, dhe rritja e numrit të të shëruarëve.

Në një raport të Institutit të Shëndetit Publik për periudhën prej 11 deri 17 janar, numri i infektimeve ka shënuar rënie për 13,3% në krahasim me dhjetorin.

Numri i të vdekurëve po ashtu është përgjysmuar, ndrësa në masë të madhe është rritur numri i pacientëve të shëruar.
Numri i përgjithshëm i të prekurve nga fillimi i pandemisë është 89.817, ndërsa numri i të shëruarve 75.387, ndërsa të vdekur 2754. Numri i rasteve aktive deri tani është 11.676.

Shkupi prinë me raste aktive edhe ate 6767, Tetova 463, Kumanova 429, Ohri 387, Strumicë 360, Kavadarc 365, etj.
Në repartet infektive momentalisht po shërohen 610 pacientë me COVID-19, ndërsa 603 krevate janë të lira. Më 22 dhjetor 2020 nëpër repartet spitalore po trajtoheshin 1145 pacientë.(INA)