Stabilizohet gjendja shëndetësore e Betim Kabashit të Grupit të Kumanovës

0

Pas nderhyrjes kirurgjike është stabilizuar gjendja shendetesore e Betim Kabashit të Grupit të Kumanovês, i cili dje është derguar në Kompleksin e Klinikave në Shkup. Lajmin e kanë bere te ditur shoket e tij të burgut.

“Te nderuar vëllezer e motra gjendja shëndetesore e bashkëluftarit Tone Betim Kabashit monentalisht ështe e qetë dhe stanile. Sot i kanë dhënë Gjak që ështe krejt normale pas operacionit Zoti e Ndihmofte e shërim sa me të shpejt për Trimin Tone Betim Kabashin”, ka shkruar Fatmir Reçica.

Betim Kabashi është derguar dje në spital, per shkak të gjakderdhjes se brendshme qe ka pasur në lukth. Ne deklaratën për Gazetën Lajm, babai i tij Besnik është ankuar nga sjellja e autoriteteve policore dhe atyre të burgut, qe e kanë penguar ta vizitojë djalin e tij./Lajmpress