Stanishiqi dhe Simatoviqi dënohen me nga 15 vjet burgim për krime lufte në Bosnje e Kroaci

INA
INA

31 Maj, 2023

Ish-udhëheqësit e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, janë dënuar me 15 vjet burgim për krime të kryera nga forcat serbe në territorin e ish-Jugosllavisë.

Stanishiqi dhe Simatoviqi u shpallën përgjegjës për ndihmën dhe nxitjen e veprave penale të vrasjeve si shkelje e ligjeve dhe zakoneve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, dëbimit, transferimit të detyruar dhe persekutimit ndaj popullsisë kroate dhe asaj boshnjake, transmeton Klankosova.tv.

Në vitin 2021, trupi gjykues i shkallës së parë në aktgjykimin e tij konfirmoi se ekzistonje në ndërmarrje e përbashkët kriminale e udhëheqjes politike dhe ushtarake e Serbisë, ku qëllimi ishte largimi me forcë i popullsisë joserbe në Kroaci e Bosnjë dhe Hercegovinë, nga e cila Stanishiq dhe Simatoviq e dinin por nuk u gjeten prova të mjaftueshme për të arsyetuar qëllimet e përbashkëta kriminale.

Trupi gjykues më pas arriti në përfundimin se “modeli sistematik i krimeve të kryera kundër civilëve joserbë nga forcat serbe është prova më bindëse që tregoi ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” qëllimi i së cilës ishte të largonte me forcë dhe përgjithmonë shumicën e popullsisë joserbe nga zona të caktuara në Bosnje dhe Kroaci. Gjyqi kundër Stanishiqit dhe Simatoviqit filloi 20 vjet më parë, kur Prokuroria e Hagës akuzoi dy anëtarë të regjimit të presidentit serb Sllobodan Millosheviq për krime lufte në territorin e ish-Jugosllavisë në fillim të viteve ’90 në Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, transmeton Klankosova.tv.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shaip kamberi

Kamberi reagon pas sulmit ndaj një familje shqiptare në Medvegjë

medvegja

“Këndonin këngë nacionaliste”- Serbët sulmojnë me gurë e mjete të rënda shtëpinë e shqiptarit në Medvegjë (FOTO)

greqi policia

Tronditet Selaniku, goditet me thikë një 19-vjeçare shqiptare në një park të qytetit

Radojcic vilat pasuria

Sveçla tregon se për çka do ta shfrytëzojnë vilën e Radojçiqit!

IMG_5648

Publikohet momenti i sulmit ku u vra polici Afrim Bunjaku (VIDEO)

Shaip Kamberi

Kamberi: Vuçiq mund të hakmerret ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës

supermarketet-800x445

Mbyllen edhe 10 markete që nuk kanë zbritur çmimet!

IMG_5646

Policia e Kosovës me dëshmi të reja: ja ku dhe si u përgatit sulmi (VIDEO)

Digital era Romaing

Prej sot roamingu me BE më lirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut

INFO

NA NDIQ