Maqedoni/Komunat me shumicë shqiptarë i prijnë listës së komunave me shtim pozitiv të popullsisë; ato me shumicë maqedone i prijnë listës së komunave me shtim negativ të popullsisë

ina-online
ina-online

05/03/2024

Enti Shtetëror i Statistikës: komunat me shumicë shqiptarë i prijnë listës së komunave me shtim pozitiv të popullsisë; ato me shumicë maqedone i prijnë listës së komunave me shtim negativ të popullsisë, thekson Instituti për studime politike “Arbër Xhaferi”.

Sipas të dhënave paraprake të Entit Shtetëror të Statistikës, lëvizja natyrore e popullsisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte negative në tremujorin e katërt të vitit 2023.

Numri i lindjeve të gjalla ishte prej 4.185, një ulje prej 4,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Numri i vdekjeve ishte prej 5.028 persona, apo një ulje prej 1,5%në krahasim me të njëjtin
tremujor të vitit paraprak.

Shtimi natyror është negativ – 843 që do të thotë, se numri i lindjeve të gjalla është më i ulët se numri i vdekjeve.

Por shikuar në nivelin komunal, ka nuanca që vlen të theksohen.

10 komunat e para për nga shtimi pozitiv popullsisë, 8 prej tyre janë me shumicë shqiptare, respektivist:

Çairi +69
Saraji +63
Tetova +54
Studeniçani +49
Haraçina +37
Likova +31
Zhelina +27
Çashka +17

Shuto Orizarja, ku romët përbëjnë 44% të popullatës dhe shqiptarët 35% poashtu ka shtim poztiv prej 17. Çuçer Sandeva me shtim pozitiv prej 15 është e vetmja komunë maqedone në top dhjetëshen e komunave me shtim pozitiv të popullsisë.

Ndërsa në spektrin e kundërt, 9 prej 10 komunave me shtimin më të lartë negativ të popullsisë janë me shumicë maqedone, respektivisht:

Manastiri -126
Kisella Voda -77
Prilepi -74
Shtipi -56
Koçani -55
Ohri -51
Velesi -48
Sveti Nikolla -44
Dellçeva -38

Këtu bën përjashtim vetëm Kërçova me shtim negativ prej -50. Kërçova është me shumicë shqiptare prej 53%, thekson “Arbër Xhaferi”. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1335

Edhe Erdogani a po implikohet në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut?!

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë Euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

afrim gashi

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

thaci trebosh

PDSH mbajti tubim në Trebosh

femijet mergimtare greqi diaspora

Diaspora dhe të pavendosurit vendimtarë për fituesin e zgjedhjeve

bilall kasami

Kasami nga Zvicra: Mërgimtarët sjellin mbi 1 miliardë euro në Maqedoni, nuk duhet të presin nga 8 orë në kufi

izet mexhiti

Mexhiti: Një parti e dalur nga lufta që përfundon me komunitetet e vogla, është hap i parë drejt shkrirjes në VMRO ose LSDM

taravari arben

Taravari nga Cyrihu: Këto janë zgjedhje historike, garojnë albinizmi me vuçizmin

kurti taravari kasami mexhiti gashi

Albin Kurti deklarohet për zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ