“Stema”, Taravari: Jemi të gatshëm të bisedojmë për gjithçka

Picture of INA
INA

14/02/2025

Arben Taravari nga VLEN thekson se çështja e stemës shtetërore duhet të zgjidhet, por ajo të bëhet në një pako me çështjet tjera të hapura si himni shtetëror apo 20 përqindëshi në Kushtetutë.

“Këtë temë, nuk e kemi hapur ende, por ka plot tema të pahapura në këto 30 vitet e fundit në Maqedoni, unë mendoj se është momenti që t’i hapim disa çështje dhe t’i zgjidhim, njëherë për çdo herë. Unë mendoj se janë më shumë tema. Është fakt i pamohueshëm që stema dhe himni në shtetet post-socialiste dhe post-komuniste ndër të rrallat është Maqedonia ku nuk ka ndryshuar as himni e as stema. Kështu që, ne jemi të gatshëm, flas në emër të VLEN-it, t’i hapim këto biseda, por t’i zgjidhim në paket, disa çështje të pazgjidhura vite me radhë. Këtu nënkuptoj, himnin, stemën, 20% në Kushtetutë e plot tema tjera”, deklaroi Arben Taravari, VLEN.

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti, mbrëmë tha që nuk ka asnjë temë tabu, megjithatë ende nuk ka marrëveshje. Sipas tij, edhe ai, vlerëson se krahas marrëveshjes për stemën, duhet të zgjidhen edhe çështjet tjera të hapura.

“Nuk kemi marrëveshje, ndërkaq në parim bisedojmë për të gjitha çështjet e hapura. Është e dukshme dhe nuk mundet askush ta kontestojë se edhe stema edhe himni kanë origjinë prej kohës së komunizmit, nuk e pasqyrojnë siç duhet realitetin. Çështje e hapur është edhe çështja e gjuhës shqipe, i cili të gjithë e dimë se 20% është nënçmuese për komunitetin e dytë në shtet, por këto janë bisedime, nuk kemi marrëveshje. Ne jemi të përkushtuar që të zbatohet programi qeveritar i cili ka shtylla”, tha Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër.

LSDM-ja doli kundër ndryshimit të stemës shtetërore dhe himnit shtetëror. Kryetari Venko Filipçe, theksoi se një gjë të tillë do ta kundërshtojnë ashpër. Kryeministri Hristijan Mickoski paraprakisht stemën shtetërore e quajti post-socialiste dhe pranoi se kjo çështje është hapur. Një nismë për ndryshim të stemës dështoi në vitin 2014 pavarësisht se BDI-ja bëri përpjekje t’u impononte shqiptarëve ndryshimin e stemës së Maqedonisë, sipas dëshirave të VMRO-DPMNE-së në krye me Nikolla Gruevskin. Simboli i ri stemës do të ishte luani i verdhë i ngritur në dy këmbë, i cili ishte identik me logon e VMRO-së. Kjo, nuk ishte problem për partinë e atëhershme në pushtet, e cila, madje arsyetonte se luani ishte edhe simbol shqiptar dhe i përdorshëm nga Bashkia e Durrësit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Nga 3 deri në 20 vjet mund të dënohen të përfshirët në tragjedinë në Koçan! Procedura hetuese mund të nisë këtë javë!

Mickoski pas takimit me Durmishin dhe Stojanoskin: Nga nesër fillojnë kontrollet në terren i të gjithë subjekteve

I shuhen ndjenjat? Egli e prerë me Gjestin: Ti në rrugën tënde, unë në rrugën time

Olsa Muameti flet për Gjestin: Ja në çfarë gjendje e morëm

Do të ketë arrestime të reja, Toshkovski: Diskoteka nuk ka plotësuar asnjë kusht, ishte një stallë

Valbon Limani përkujton viktimat e Koçanit në Gostivar

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË