Stërvitje simuluese për të zhdukur murtajën tek ripërtypësit e vegjël

Picture of designer@fetishimedia.ch

15/03/2022

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në bashkëpunim me projektin “Aksioni rajonal i BE-së për çrrënjosjen e sëmundjeve të kafshëve në Ballkanin Perëndimor” sot dhe nesër në Veles, do të mbajë stërvitje simuluese për zhdukjen e murtajës te ripërtypësit e vegjël.

Siç kumtuan nga AUV, nesër në fshatin Sujaklari të Velesit do të mbahet pjesa në terren e stërvitjes, për çka njoftojnë opinionin dhe popullatën lokale se nuk bëhet fjalë për gjendje reale dhe paraqitje të sëmundjes, por për aktivitete që kanë të bëjnë me stërvitjen simuluese.

“Përmes ushtrimit, pas një skenari të paracaktuar dhe caktimit të roleve për pjesëmarrësit, do të realizohen aktivitete në rast të murtajës te ripërtypësit e vegjël, me qëllim testimin e sistemit dhe gatishmërinë e AUV-së për të vepruar në mënyrë të duhur në rast të paraqitjes së kësaj sëmundje”, thonë nga AUV.

Ushtrimi synon gjithashtu të promovojë bashkëpunimin rajonal dhe komunikimin ndërmjet institucioneve dhe shërbimeve veterinare në rast të sëmundjeve të kafshëve që janë objekt i planeve emergjente.

Në stërvitjen simuluese do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare nga Shkupi dhe ekspertë nga Republika e Serbisë dhe Bashkimi Evropian.

TË FUNDIT

Haradinaj: Aleanca konfirmoi fuqinë politike

I mashtrojnë qytetarët në emër të drejtorit për Siguri Publike

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së vazhdon në Hagë, nis dëshmia e Christopher Hill

Arusha e sulmon banorin në Dollnen

Kur do të mbahen zgjedhjet për kryetar të Gostivarit dhe tre komunave tjera, ja kur e parasheh Kodi Zgjedhor

MASH: Në vitin 2026 buxheti për shkencën do të arrijë 1.37 miliardë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË