Stilisti i Jonida Maliqit në Eurovision zbulon prapaskenat me këngëtaren serbe (FOTO)

0

Stilisti që u kujdes për veshjen e Jonida Maliqit në Eurovision ka zbuluar disa nga prapaskenat e festivalit.

Pas renditjes së re, ku Shqipëria kaloi Serbinë, Ardi Asllani vendosi të tregojë disa detaje nga marrëdhënia me përfaqësuesen e Serbisë.

“Përpara se ta bëni lajm: Nuk kam asgjë me asnjë shtet pjesëmarrës, por këngëtarja e shtetit të përmendur më parë, në 10 ditë prova dhe pse ndanim të njëjtin korridor në ‘backstage’, prej 1 metër e 30 cm nuk ngriti njëherë kokën të përshëndeste, ritual kortezie që ndodhte rëndom me të gjithë pjesëmarrësit si dhe me mediat serbe që u pikëlluan nga shqiponja në finale”, shkruajti Ardi Asllani me anë të një postimi në Instagram.