Stoichkov i ashpër me Dembelen: Nuk e kuptove kurrë Barcelonën, mos e njollos simbolin

Meqë marrëdhënia mes Barcelonës dhe Ousmane Dembeles duket se nuk është duke shkruar në rrugën e duhur, legjenda bullgare e futbollit, Hristo Stoichkov, ka sulmuar ashpër 24-vjeçarin, duke e akuzuar francezin se nuk e ka kuptuar kurrë klubin në të cilin ndodhet.
Drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, njoftoi të enjten se Dembele do të shitet në janar pasi dështoi të tregojë përkushtim ndaj klubit, duke refuzuar nënshkrimin për zgjatjen e kontratës.
Pastaj ishte lojtari që u kundërpërgjigjur me një postim në mediat sociale ku thuhej se ai nuk do t’i nënshtrohej shantazheve.
Ka qenë një episod i shëmtuar mes palëve, megjithatë Stoichkov beson se lojtari është fajtor për pothuajse të gjithë çështjen.
“Nëse nuk dëshiron të jesh në Barcelonë, të paktën mos e njollos simbolin”.
Xavi [Hernandez], ju përgëzoj që nuk e futët në dhomën e zhveshjes, sepse ajo dhomë e zhveshjes meriton respekt; ajo ka 121 vjet histori. Z. [Joan] Laporta, hapni derën. Lërini të largohen njerëzit që nuk ndihen”.