Stoilkoviçi, Fronti Europian thirrje VLEN-it të mos hyjë në Qeveri! Mickoski: Ministrat duhet të kenë qëndrime pro-maqedonase

Picture of ina-online
ina-online

18/06/2024

Pro-rus, anti-Kosovë, tallës me gjenocidin në Srebrenicë. Këto janë fjalët kyçe me të cilat identifikohet dhe akuzohet nga të gjitha anët Ivan Stoilkoviçi, i propozuari për Ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive dhe zëvendëskryeministër në Qeverinë Mickoski. Por të gjitha këto ai vetë i sheh si kompliment sepse e llogaritë veten si politikan i pakorruptuar.

“Nëse mua si një politikan i pakorruptuar dhe i dëshmuar në Maqedoni më akuzoni për lidhje me politikat ruse atëherë ju jepni komplimente për Rusinë sepse ju jeni kriminelë dhe me kë jeni ju të lidhur?” tha Ivan Stoilkoviç, kryetar i PDS.

Krahas asaj që akuzat po i merr si komplimente, kryetari i Partisë Demokratike Serbe, tashmë e ka edhe planin se çfarë do të bëjë më Ministrinë që do ta drejtojë – ta riogranizojë, sepse sipas tij, është në kundërshtim me çfarëdo logjike që aty 95-96% e të punësuarve janë shqiptarë.

“Nëse kthehemi në Marrëveshjen kornizë që parasheh ekzistimin e etnive të tjera në Maqedoni, atëherë hapen çështje të tjera se cilat do të ishin hapat e radhës. Ajo që do të pasojë do të jetë riorganizim serioz i ministrisë që të mund të funksionojë normalisht”, shtoi Stoilkoviç.

Kryetari i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti, për TV21 thotë se emërimi i Stoilkoviç për ministër për Marrëdhënie mes Bashkësive nuk ka kuptim dhe se gjërat do të shkojnë keq në shumë segmente, prandaj u bën thirrje liderëve të VLEN që të heqin dorë nga pjesëmarrja në Qeveri.

“Emërimi i Stoilkoviç në krye të kësaj ministrie që do të jetë përgjegjëse për Marrëveshjen e Ohrit nuk ka asnjë kuptim dhe koha do ta dëshmojë se gjërat në shumë segmente do të shkojnë keq. Prandaj shfrytëzoj rastin edhe një herë që Afrimit, Bilallit, Izetit, Arbenit, Bekim Qokut, ju bëj thirrje që të ndalen dhe të mendohen fillimisht të respektojnë vullnetin e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera dhe të heqin dorë nga pjesëmarrja nga një Qeveri me kësi qasje, e cila që në fillim është e dëmshme”, deklaroi Blerim Bexheti nga Fronti Europian.

Krenar Lloga nga Fronti Europian, duke prezantuar përmes kësaj fotografie ministrat e deritanishëm për marrdhënie mes bashkësive, ironizoi me koalicionin VLEN duke thënë se “duke pritur Vetëvendosjen në Qeveri, ata ua sollën Listën Srpska”.

Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN së fundmi në Facebook sqaroi se ministri i ardhshëm për marrëdhënie mes bashkësive, Stoilkoviç, nuk do të merret me të drejtat e shqiptarëve sepse të njëjtat janë të garantuara me Kushtetutë dhe me Marrëveshjen e Ohrit, por do të merret për kultivimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grupeve etnike më të vogla se 20%, pra serbëve, romëve, turqve, boshnjakëve dhe komuniteteve tjera.

Emërimin e Ivan Stoilkoviçit nuk e përshëndetën nga koalicioni VLEN, por Zeqirija Ibrahimi nga ky bllok tha se nuk mund të përzihen në vendimet e Mickoskit, ashtu siç nuk do të donin që Mickoski të përzihet në vendimet e VLEN-it për ministrat.

“Nuk është lajm i mirë sigurisht se ne nuk jemi duke e përshëndetur që Stoillkoviqi do të jetë ministër në këtë Qeveri. Sigurisht se retorika e Stoilkoviçit nuk është aspak e përshtatshme as për neve si shqiptarë as për shtetin, Maqedoninë e Veriut e as për rrethanat e fqinjësisë së mirë me Kosovën”, u shpreh Zeqirija Ibrahimi nga VLEN.

Duke prezantuar kabinetin e ri qeveritar, mandatari Hristijan Mickoski nuk deshti ta komentojë deklaratën e Ibrahimit.

“Unë si mandatar nuk i komentoj propozimet e partive tjera politike por ja që demokracia dhe bukuria e demokracisë është të lejojmë që partitë tjera politike të komentojnë propozimet e mia”, potencoi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Mickoski pret që të gjithë anëtarët e Qeverisë të ndjekin vetëm politikat pro-atdhetare dhe pro-maqedone, dhe nëse dikush vepron ndryshe, do ta largojë nga detyra.

“Çdo anëtar i kësaj Qeverie, duhet të ketë pozita pro-maqedonase. Çdosecili që del jashtë kësaj piste pa dallim të pozitave pro çfarëdo qofshin ato, nuk do të jetë më pjesë e asaj Qeverie. Pozitë pro-maqedonase nënkupton orientimin strategjik të Maqedonisë, e ajo nënkupton partner i fuqishëm në NATO Aleancën dhe vend i cili një ditë nga sot do të jetë anëtare e Bashkimit Europian”, shtoi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Stoilkoviç akuzohet për mbështetje të politikave ruse, ndërsa së fundmi deklaratën e Kombeve të Bashkuara për gjenocid në Srebrenicë e quajti “diznilend nekrofil”. Kjo pati nxitur reagime nga komuniteti boshnjak në Maqedoni, që çoi deri në ngritjen e një kallëzimi penal ndaj tij./TV21

TË FUNDIT
60 minuta
Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare
1 orë
Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!
1 orë
Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë
1 orë
Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni
1 orë
Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

ME TE LEXUARA

1 ditë
Hotelet në Sarandë dhe Ksamil ulin çmimet, nisin fushata në rrjete sociale
8 orë
Moti sot në Maqedoni
1 ditë
Sedat Rushani drejtor në Byron për Metorologji (FOTO)
6 orë
Kamala Harris siguron mbështetjen e demokratëve, grumbullon 81 milionë dollarë fonde për fushatën
22 orë
Pesë të dënuarit për ngjarjet e 27 prillit sot janë liruar me pushim prej 30 ditësh

LEXO MË SHUMË

63966BD2-B758-4ED5-9370-0599EA2B88F0

Aksion nga Dogana e Maqedonisë: Sekuestrohen fustane, motoçikleta e cigare

policia

Qeni ngordhi nga i nxehti pasi polici e harroi në veturë!

stadiumi tetoves

Kush do të financojë stadiumin e Tetovës? Kasami shpreson në ndihmën e Qeverisë

blerim bexheti

Përmendën padinë ndaj Drin Ahmetit, Bexheti porosi VMRO-së: Nuk na frikësoni

moti shiu

Prej nesër fillon ulja e temperaturave, pritet shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima

arben taravari

Taravari – Melsom: Thellimi i bashkëpunimit në shëndetësi

bilall kasami asim izairi

Dr. Asim Izairi bëhet pjesë e Lëvizjes BESA?!

bia-serbe

Serbia arreston tre spiunë të Maqedonisë së Veriut

kredite denar

Paga mesatare në muajin maj 41.252 denarë

INFO

NA NDIQ