Stoilkoviqi: Zotohem 99% se drejtori Idrizi do të shkarkohet nga Qeveria, sepse s’foli maqedonisht (VIDEO)

Picture of Ina Online
Ina Online

09/06/2025

Zëvendëskryeministri dhe Ministri për Marrëdhëniet Ndërkomunitare, Ivan Stoilkoviq, në një intervistë për televizionin Kanal5 ka paralajmëruar shkarkimin e drejtorit të Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, transmeton INA.

I pyetur nga gazetari për arsyen pse Idrizi nuk përdor gjuhën maqedonase në paraqitjet publike, Stoilkoviq u shpreh se “Të martën në mbledhjen e radhës të Qeverisë, sigurisht do të shkarkohet 99%”.

Në pyetjen shtesë nëse do të jepte dorëheqje nga Qeveria në rast se shkarkimi nuk ndodh, Stoilkoviq u përgjigj: “Pse të jap dorëheqje? Unë do të ngre nismë që ai menjëherë të ndërrohet dhe kam të drejtën për ta bërë këtë. Do t’ju njoftoj ju si gazetarë”.

Stoilkoviq përfaqëson partinë serbe që është pjesë e Qeverisë aktuale.

Por, sipas Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve të vitit 2019 në Maqedoninë e Veriut, funksionarët shqiptarë kanë të drejtë të përdorin gjuhën shqipe, përfshirë paraqitjet para mediave.

Ky ligj garanton përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare, krahas maqedonishtes, në nivel qendror dhe lokal. Konkretisht, neni 3 i ligjit parashikon se përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe lejohet në të gjitha institucionet shtetërore dhe paraqitjet publike të zyrtarëve shqiptarë.

Pra, drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi, ka të drejtë të flasë para mediave në gjuhën shqipe, edhe pse mund të ketë detyrim për të siguruar përkthimin në gjuhën maqedonase për ta bërë të kuptueshme për publikun më të gjerë. Kjo praktikë zakonisht respektohet për të siguruar transparencë dhe për të shmangur keqkuptimet ndërkomunitare.(INA)

TË FUNDIT

34 vjeçari nga Haraçina sulmohet fizikisht në lagjen Aerodrom

Elmi Aziri: A do të galvanizohet ligji i përfaqësimit?

Gjendet shëndosh e mirë 4-vjeçarja që u zhduk në plazhin e Golemit

Kjo është përmbajtja e Ligjit për Përfaqësim të Drejtë

Mendi Qyra shpall kandidaturën e pavarur për Kryetar të Komunës së Strugës – Mbështetje e fuqishme nga biznesi dhe qytetarët

“Bashkimi 2002” nis përgatitjet për provimin e brezit të zi – 10 garues drejt titullit mjeshtër

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË