Stoilkovski: Bujar Osmani të jep dorëheqje, nuk janë kthyer katër milionë eruo në buxhetin e vendit

INA
INA

01/08/2023

Në një konferencë sot për media, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoillkovski, ka njoftuar edhe një skandal e cila është bërë me aminin e LSD-së dhe miratimin e Bujar Osmanit

Sipas Stoillkovskit po fshihen 4 milionë dollarë që i përkasin Maqedonisë dhe maqedonasve.

Ai njofton se banesa e Titos në Park Avenia në New York është shitur para një viti. Në procesin e sukcesionit, përkatësisht ndarjes së pasurisë së të 6 republikave nga ish-Jugosllavia, Republika e Maqedonisë, siç sqaroi ai, nga kjo shitje ka marrë 4 milionë dollarë amerikanë.

Ai thekson se 3.4 milionë dollarë tashmë janë transferuar në llogarinë e Misionit të Përhershëm të Maqedonisë në OKB vjeshtën e kaluar, ndërsa 600 mijë të tjerat pritet të kthehen në Maqedoni në çdo moment.

“Sipas informacioneve, ambasadori Ljubomir Frçkoski, përkundër disa udhëzimeve të MPJ-së, njëri në dhjetor dhe tjetri në qershor të këtij viti, për transferimin e parave në buxhetin e shtetit, refuzon ta bëjë këtë dhe i mban në llogarinë e Misionit”, tha Stoillkovski.

Nga atje i bëjnë thirrje ministrit të Jashtëm, Bujar Osmanin që të japë dorëheqjen menjëherë dhe pa u menduar. Ai u bëri thirrje autoriteteve hetimore në vend që menjëherë të kërkojnë shpjegim pse nuk janë kthyer 4 milionë dollarë në Buxhetin e Maqedonisë.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

derivate nafta dizeli benzin

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

oliver spasovski

Arma e lidhur me vrasjen e dyfishtë është e në ekspertizë, ndarja e më shumë informatave nuk është e mirë për hetimin, thotë Spasovski

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

Kovaçevski: Qeveria teknike është e rregulluar me Ligj, dihen ministritë që i takojnë opozitës

Naim Murseli Liridon

Dyshohet se ia shiti armën Naim Murselit: 30 ditë paraburgim për të arrestuarin e katërt për rastin e Liridona Ademajt

granit plavaa

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt, ka tentuar dhe vetëvrasjen

radojcic milan

Ngrihet alarmi pas urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit/ Ky mund të jetë plani i Serbisë!

mickoski gerqec

LSDM: Skandal i ri, Mickoski në të njëjtën tavolinë me të arrestuarin për trafikim të 32 kilogramëve drogë nga Gërçeci

vmro-dpmne

OBRM-PDUKM: Talat Xhaferi është i padenjë për postin e kryeministrit

oliver spasovski

Spasovski: Inspektorët do të mbajnë përgjegjësi nëse vërtetohet se kanë shpërndarë informacione për vrasjen e Vanjës

INFO

NA NDIQ