Në pikëpyetje pjesëmarrja e VMRO-DPMNE-së në Qeverinë teknike

INA
INA

09/12/2023

VMRO-DPMNE ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në Qeverinë teknike që duhet të zgjidhet më 28 janar dhe kryeministër i së cilës, sipas propozimit të BDI-së, duhet të jetë Talat Xhaferi, tha zëdhënësi i partisë Naum Stoilkovski.

“Në periudhën e ardhshme organet e VMRO-DPMNE-së do të marrin vendim nëse do të marrin pjesë dhe mundësisht me cilët emra do të marrin pjesë në një Qeveri të tillë”, tha Stoilkovski në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp para Qeverisë.

Ai theksoi se LSDM-ja po i bën dëm shtetit duke mos pranuar propozimin e tyre për shfuqizimin e projektit “Qeveria e Përzhinos” me qëllim që, siç tha, ta bëjë kryeministër Talat Xhaferin.

“Despoti nga Forina është një personazh i njohur për publikun nga shkeljet e ligjeve dhe procedurave, deri te regjistrimet me fyerjet e tij, gjë që nuk është material për një kryeministër të një vendi si Maqedonia në krizë. Por, Maqedonia me LSDM-në duhet të vuajë sepse Reçica e Vogël, Ali Ahmeti dhe Artan Grubi ashtu e urdhëruan Dimitar Kovaçevskin. Kjo është arsyeja e vetme pse në Maqedoni ende ekziston një projekt i turpshëm që quhet Qeveria e Përzhinos dhe pse nuk ka ndryshim në modelin zgjedhor”, theksoi Stoilkovski.

I pyetur nëse do ta votojnë Jovan Mitrevskin për kryetar të Kuvendit, Stoilkovski tha se për momentin nuk është e rëndësishme.

“Me rëndësi është që Talat Xhaferi me zgjedhje të Reçicës së Vogël dhe me një shantazh nga BDI ndaj LSDM-së, në periudhën e ardhshme do të jetë kryeministër pa legjitimitet”, thekson Stoilkovski.

Lidhur me deklaratën e BDI-së se projekti i tyre i radhës është presidenti i shtetit, Stoilkovski tha se projekti i radhës i BDI-së është të shkojë në opozitë të thellë.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari2

Taravari: Këto janë tre pikat kyçe si kandidat për president: Heqja 20%, Presidenti të zgjidhet në Kuvend dhe bullgarët në Kushtetutë

Fatmir Dehari

Dehari konfirmon se ishte propozuar si kandidat për president

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Bujar Osmani kandidat për garën për president, këtë lajm të madh do ta thotë nesër Ahmeti

ASH Sela Taravari

Fati i ASH-së në duart e Gjykatës së Tetovës! Të dyja palët i drejtohen gjyqit për ndryshimet që kanë bërë

kadastra

Ankesa për rritjen e çmimeve në kadastër

LSDM SDSM Kovacevski zecevic

LSDM do të bisedoj edhe me parti që tradicionalisht nuk kanë qenë partnerë

Polici-a-2-750x430

Ja përse ndodhi vrasja e dyfishtë në fshatin Gabresh të Kumanovës? (FOTO)

Angela Ageler

Ageler: Është me rëndësi kyçe që njerëzit të dalin dhe të votojnë më 8 maj

zjarr tym

Tym i madh mbi Zhelinë të Tetovës, digjen goma (VIDEO)

INFO

NA NDIQ