Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkov ka komentuar sërish sot deklaratat e kreut të ASH-së, Arben Taravari në Click Plus për gjasat e mëdha që të bëhen pjesë e Qeverisë, përcjell TV21. Stoillkov thotë se Taravari po gënjen kur thotë se faktori ndërkombëtar ka kërkuar që ASH të bëhet pjesë e Qeverisë.
“Kur Aleanca premton ndryshime kushtetuese pa e pyetur popullin, kjo quhet gënjeshtër. Gjithashtu është gënjeshtër kur Taravari bëhet kryetar i Gostivarit me votat e VMRO-DPMNE-së, kurse pastaj vrapon që të hyjë në qeverinë e BDI-së dhe LSDM-së dhe gjithashtu quhet gënjeshtër kur Taravari thotë se faktori ndërkombëtarë ka kërkuar nga ai të hyjë në Qeveri”, tha Stoillkov.