Stojançe Angellov: Hoqëm flamurin shqiptar në oborrin e kishës në Kodrën e Diellit

ina-online
ina-online

29/11/2023

Lideri i partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angellov ka nxjerré një fotografi në rrjetet sociale, duke bërë të ditur  se flamuri shqiptar nuk është më në shtyllën në oborrin e kishës “Shën Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit.

Ai shkruan se në shtyllë do të vendoset flamuri i kishës, i cili mbrëmë ishte hequr nga dy persona, të cilët  u kapën nga kamerat e sigurisë.

Angellov që është edhe drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza, tha se se është arrestuar personi që hoqi flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), aty ku ditë më parë u vendos edhe kryqi gjigant që nxiti debate.

“Reagimi i shpejtë i institucioneve si dhe presioni publik mund të zvogëlojë provokimet që ndezin mostolerancën ndëretnike. Provokimeve nuk duhen heshtur, por duhet reaguar ashpër. Vetëm në këtë mënyrë do të dekurajohen provokatorët e mundshëm të ardhshëm. Reagimi i shoqërisë ndaj provokimeve të tilla duhet të jetë i bashkuar dhe unik pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare, politike apo çfarëdo përkatësie tjetër”.

“Besoj se shumica e shqiptarëve e dënojnë këtë akt barbar të përdhosjes së flamurit të kishës. E vetmja gjë është se nuk kam parë asnjë përfaqësues të faktorëve politikë shqiptarë në Maqedoni të dalë me dënim publik ndaj këtij akti. Dhe duhet. Prandaj i bëj thirrje liderit të BDI-së Ali Ahmeti që ta dënojë publikisht këtë akt provokues vandalizmi”, ka shkruar Angellov në Facebook.(INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sela-taravari

Taravari sfidon Selën: Dilni vetë, unë jam i gatshëm t’i nënshkruaj ato lista që do më sillni dhe do t’i vulosi që të merrni pjesë në zgjedhje!

abazoviq dritan

Abazoviq: Tash shqiptarët në Mal të Zi nuk e ngrisin më flamurin edhe pse kanë të drejtë

Afrim Gashi

Gashi tregon arsyet se pse u bashkua opozita shqiptare

IMG_9532

Sela nga Saraji: Nuk e përkrahim Arben Taravarin për president

Elmi Aziri

Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Gjykata vendosi, Trump mund të mbetet në garë

Manastiri Banjskes zvecan

Rexhaj: Ja kush na kishte paralajmëruar më herët për sulmin në Banjskë

Talat Xhaferi

Xhaferi: Maqedonia e Veriut ndërton vlera evropiane të bashkëjetesës, multikulturalizmit dhe multietnicitetit

Arjanit Hoxha ziadin sela zejdi

Si do të shkojë ASH-ja e Selës në zgjedhje? Zejdi është për bllok të gjerë politik, Hoxha i sigurt për koalicion fitues

INFO

NA NDIQ