Stojanoski: Nga shtatori rritje lineare e pensioneve për 2.500 denarë, në mars po aq rritje

Picture of INA
INA

12/08/2024

Me ribalancin e Buxhetit për vitin 2024 janë paraparë pesë miliardë denarë për pensione ose 2.500 denarë plus për 300.000 pensionistë. Nga shtatori, të gjithë pensionistët do të marrin në mënyrë lineare nga 2.500 denarë dhe kjo nuk do të jetë ndihmë e njëhershme, por zgjidhje sistematike me të cilën duke përfshirë rritjen nga 2.500 denarë shtesë në mars të vitit të ardhshëm, secili pensionist do të marrë 5.000 denarë, thotë deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski.

Gjatë debatit parlamentar, Stojanoski i cili në detaje foli për projeksionet, paralajmëroi se buxheti i ri për vitin 2025 tashmë është duke u përgatitur i cili do të tregojë sjelljen e një elite krejtësisht të re politike, prioritet i së cilës janë qytetarët dhe ekonomia.


“Ky ribalanc është dëshmi e sjelljes kataklizmike të pushtetit të kaluar dhe vjedhjes epike të popullit. Me të ne vetëm po përpiqemi të rishpërndajmë mjetet e dobëta apo të parealizuara, për të pritur fundvitin në një gjendje sa më normale. Po përgatitet një buxhet i ri për vitin 2025, në të cilin do të përfshihen të gjitha prioritetet e qeverisë, ndërsa në fokus do të jetë tek njerëzit dhe ekonomia. Do të tregojmë zenitin e sjelljes së elitës së re politike, për të cilën qytetarët dhe zhvillimi i ekonomisë janë në vend të parë. Ndërkohë, mjetet do të dedikohen para së gjithash për investime kapitale”, theksoi Stojanoski.

Ai rikujtoi se me ribalancin janë paraparë dhe 100 milionë euro për komunat, një miliard denarë për pagesë në zona, 322 milionë për KSHZ-në, gjegjësisht për pagesat në borde dhe media, 644 milionë për ushqime dhe bursa studentore, 5,1 miliardë denarë për obligime kreditore të disa viktimave, 600 milionë për pagesë sipas vendimeve gjyqësore, 1,7 miliardë për subvencione, 550 milionë për vauçerë për sport.

“Në Buxhet nuk janë llogaritur mjete për paga të shumë institucioneve, as nuk është paraparë plotësisht shumë për pagesën e pensioneve”, theksoi Stojanoski sipas të cilit Qeveria re deri në fund të vitit do të planifikoj t’i mbledhë 130 milionë në bazë të ardhurave.

Fjalën e mori edhe Malisha Stankoviq i cili theksoi se Buxheti dhe ribalanci duhet të ndahen. Ai gjithashtu u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të votojnë për ribalancin.

“Nuk mund të presim mrekulli nga ribalanci. Ky është muaji i tetë në të cilin tashmë janë shpenzuar 71 për qind e buxhetit. Tani ne vetëm po i përshtatemi situatës në mënyrë që deri në fund të vitit të dalim nga skenari aktual. Në këtë ribalanc nuk ka asnjë zë që nënkupton shpenzime të kota”, tha Stankoviq i cili siç përmendi, edhe pse e dinte se buxheti ishte i keq, nuk e priste një “vrimë” prej 40 miliardë denarë.

Në debatin e përgjithshëm i pari foli deputeti Dimitar Kovaçevski nga LSDM-ja i cili tha se partia e tij dhe koalicioni nuk do të mbështesin ribalancin.

Më herët ekspoze kishte ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska.

Deputetët momentalisht janë në pauzë, ndërsa, siç tha kryetari i Kuvendit Afrim Gashi seanca do të vazhdojë pas orës 18:00.

TË FUNDIT
10 minuta
Psikologia Sumea Ramadani sheh me shqetësim rastet e vetëvrasjes në shkollat shqipe në Shkup
2 orë
Isen Shabani: Komuna e Vrapçishtit u sulmua nga një grup kriminel që bëri akt terrorist
2 orë
Konfirmohet takimi Ahmeti – Mickoski/ BDI: Nuk heqim dorë nga protestat, Mickoski: S’lejojmë dhunë, do ta mbrojmë vendin!
3 orë
Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike
3 orë
LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën

ME TE LEXUARA

1 ditë
Fronti Evropian sot në Parlament do ta përkrah edhe një propozim-ligj të Qeverisë
3 orë
LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën
1 ditë
Siljanovska: Raportet me Bullgarinë nuk janë në nivelin e dëshiruar
7 orë
Kasami takoi kryetarin e Stambollit, Ekrem İmamoğlu
1 ditë
Shiu ka shuar të gjitha zjarret në vend
3 orë
Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike
1 ditë
VIDEO/ Në mënyrë ilegale ndërtohet kishë në Toplicë?! Policia kreu kontroll, ja çfarë konstatoi
6 orë
Mickoski për tensionet në Vrapçisht: Janë pjesë e planit për të mbjellë urrejtje etnike
1 ditë
MPB: Më 31 dhjetor përfundon afati për vlefshmërinë e patentë shoferëve me ermin e vjetër

LEXO MË SHUMË

IMG_0617

Psikologia Sumea Ramadani sheh me shqetësim rastet e vetëvrasjes në shkollat shqipe në Shkup

IMG_7416

Isen Shabani: Komuna e Vrapçishtit u sulmua nga një grup kriminel që bëri akt terrorist

IMG_0616

Konfirmohet takimi Ahmeti – Mickoski/ BDI: Nuk heqim dorë nga protestat, Mickoski: S’lejojmë dhunë, do ta mbrojmë vendin!

blerim bexheti

Bexheti: Pushteti me veprimet e ndërmarra po cenon marrëdhëniet ndëretnike

Kuvendi gashi parlamenti maqedonise

LSDM dhe VMRO-DPMNE bashkërisht votuan nevojën për miratimin e Ligjit për ”Branitellat”, VLEN braktisi seancën

IMG_7411

VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!

ali ahmeti ziadin sela fronti

Fronti Europian nuk i përjashton protestat

Afrim Gashi

Pjesëmarrja e Gashit në një dasmë në Kosovë, MPB nis procedurë disiplinore kundër gjashtë zyrtarëve policorë

barnatore biznes farmaci

OBSH: Shpenzimet e qytetarëve të Maqedonisë për ilaçe janë shqetësuese

INFO

NA NDIQ