Stoltenberg, Erdoganit: Suedia i ka përmbushur obligimet për anëtarësim në NATO

INA
INA

05/06/2023

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg i ka bërë thirrje të dielën Ankarasë që të ndryshojë qasjen kundërshtuese ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën veri-atlantike.

Sipas tij, Stokholmi i ka adresuar shqetësimet e Turqisë, lidhur me sigurinë.

“Suedia ka marrë hapa konkretë për t’i shmangur shqetësimet e Turqisë”, u ka thënë Stoltenberg gazetarëve, pas takimit me Erdoganin.

“Suedia i ka përmbushur të gjitha obligimet”.

Shefi i NATO-s ka marrë pjesë të shtunën në inaugurimin e Erdoganit, i cili e ka nisur edhe një mandat presidencial pesëvjeçar.

Turqia, anëtare e NATO-s, është duke e bllokuar anëtarësimin e Suedisë në aleancë.

Ajo dhe Hungaria, janë të vetmet vende anëtare që nuk e kanë ratifikuar aplikimin e Suedisë.

Finlanda, me të cilën Suedia ka aplikuar për anëtarësim, i është bashkuar aleancës në prill.

Erdogani e ka akuzuar Suedinë se është kthyer në strehë për “terroristët”, sidomos për pjesëtarët e Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).

Ky grup është në listën e zezë të Turqisë, dhe aleatëve të saj perëndimorë. /REL

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kuleba

Kuleba: Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar shumë

turqi zgjedhjet

“Blindohet” Turqia, më shumë se gjysmë milioni njerëz do të angazhohen për të siguruar zgjedhjet lokale më 31 mars

Keshilli-i-Sigurimit-OKB

Izraeli anulon takimin e Uashingtonit pas votimit të armëpushimit të Gazës në OKB

Sulmi Moske Rusi

Thellohet bilanci, shkon në mbi 93 numri i viktimave nga sulmi terrorist në Moskë, çfarë dihet deri tani

Sulmi Moske Rusi

The Guardian: ISIS-i merr përgjegjësinë për sulmin në Moskë

rusia moska

Rusia sulmon digën më të madhe në Ukrainë

antoni blinken

Blinken thotë se Izraeli gabon nëse e pushton Rafahun

antoni blinken

Blinken: SHBA-të i paraqitën OKB-së një projekt-rezolutë që bën thirrje për armëpushim në Gaza

nafta tregjet

Çmimi i naftës në botë shtrenjtohet për 4 %, çka po ndodhë?

INFO

NA NDIQ