Stoltenberg – Kovaçevski: Ndikimi rus i pranishëm në Maqedoninë e Veriut

ina-online
ina-online

21/11/2023

“Maqedonia e Veriut është vend i sigurt, nuk ka kërcënim për ne dhe për stabilitetin”, tha kryeministri Kovaçevski në konferencën e përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ndodhet në një vizitë dyditore në Shkup, përcjell INA.

Ai tha se vendi i tij dhe vendet anëtare të NATO-s po luftojnë kundër ndikimit rus, por të gjitha subjektet dhe aktorët politikë kanë detyrimin të kontribuojnë për paqen dhe stabilitetin.

“Natyrisht, ka ndikim rus në rajon dhe ata janë gjithmonë në gjendje të gjejnë njerëz me mendje të njëjtë në parti politike apo individë, por ata nuk janë në të njëjtin nivel me atë që kemi ne dhe shërbimet tona të sigurisë, që të përbëjnë ndonjë kërcënim për vendin tonë”, theksoi kryeministri Kovaçevski.

Edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Stoltenberg, nuk sheh një kërcënim ushtarak nga Rusia kundër ndonjë shteti anëtar të NATO-s, por tha se hapat e Moskës po vëzhgohen nga afër.

“Ne po vëzhgojmë se çfarë po ndodh dhe jemi gati të rritemi dhe të bëjmë gjithçka që duhet për të mbrojtur çdo aleat nga një kërcënim ushtarak. Ne vazhdojmë të përsërisim mesazhin për Rusinë që të përmbahet nga veprimet agresive kundër fqinjëve të saj dhe të ndalojë agresionin ushtarak kundër Ukrainës. Një nga arsyet që Putini hyri në luftë ishte për të parandaluar anëtarësimin e Ukrainës në NATO, ai donte që NATO të garantonte se nuk do të zgjerohej, por ai po merr krejt të kundërtën”, shtoi Stoltenberg.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhjet ne serbi..

Zgjedhjet në Serbi: Çka mendon opozita serbe për Albin Kurtin dhe Planin franko-gjerman? (Video)

ali-ahmeti-sllupcan

Tropoja e shpallë “Qytetar Nderi” Ali Ahmetin

IMG_6975

Ferati: Ja kush qëndron pas protestave kundër paraleles shqipe në Çashkë

Talat Xhaferi3

Xhaferi: Autoritetet ta zbardhin deri në fund rastin me Vanjën

ndertim

Në Maqedoni hipotekat ulen, ndërtimet dhe kreditë nuk ndalen

vrasesit vanja palevski

Palevski kishte disa akuza penale

IMG_6973

Ky është babai i 14 vjeçares së vrarë në Shkup duke e sjellur në gjykatë

IMG_6974

“Me pas ditë që e ka bo djali jem atë ditë, ai sot s’ish gjallë” – Babai i Naim Murselit flet pasi arrestimit të djalit të tij(VIDEO)

IMG_6971

Ziadin Sela: ASH-së i takon anëtari në KSHZ, Lëvizja Besa ka përfaqësuesin e LSDM-së dhe Izet Mexhiti ka përfaqësuesin e BDI-së (VIDEO)

INFO

NA NDIQ