Stoltenberg: NATO me përforcime të mëtejshme ushtarake në krahun e saj lindor

“NATO po shqyrton mundësinë e përforcimeve të mëtejshme ushtarake në krahun e saj lindor”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për CNN.

Ai bëri të qartë se NATO nuk do të vendosë forca luftarake në Ukrainë. “Por nuk mund të ketë keqkuptim për gatishmërinë tonë, përkushtimin tonë për të mbrojtur aleatët tanë, veçanërisht në krahun lindor të Aleancës”, tha Stoltenberg.

Për këtë arsye, shpjegoi Sekretari i Përgjithshëm, NATO ka rritur praninë e saj ushtarake në krahun lindor dhe gjithashtu “po shqyrton mundësinë e forcimit të mëtejshëm të kësaj pranie”.

Stoltenberg tha se NATO nuk sheh de-përshkallëzimin e situatës nga Rusia dhe se ajo vazhdon të rrisë praninë e saj ushtarake përgjatë kufirit me Ukrainën.

“Përforcimi i forcave vazhdon. Ne nuk shohim de-përshkallëzimin nga ana e Rusisë. Përkundrazi, ne shohim situatën e kundërt. Tani ka edhe më shumë forca në kufi”, tha Stoltenberg për CNN.