Stoltenberg: NATO nuk dëshiron garë armësh me Rusinë

0

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se aleanca ushtarake është duke studiuar “mundësi të shumta” për t’u përballur me shkeljet e supozuara të Rusisë në marrëveshjen për kontrollin e armëve, mirëpo sipas tij aleatët perëndimorë dëshirojnë t’i ikin “garës së re të armëve”.

Stoltenberg ka folur më 13 shkurt në selinë e NATO-s në Bruksel, ku ministrat e Mbrojtjes së aleancës kanë diskutuar se çfarë duhet bërë pasi Uashingtoni dhe Moska kanë braktisur Traktatin për Forca Bërthamore me Rreze të Mesme.

“Kjo është shumë serioze. Ne do të shqyrtojmë situatën”, ka thënë Stoltenberg, duke shtuar se përgjigjja e NATO-s “do të jetë e matur dhe se do të ketë qëllim të mbrojtjes, për t’i ikur një gare armësh”.

Më 2 shkurt, Shtetet e Bashkuara kanë prezantuar procesin gjashtëmujor të largimit nga ky pakt, pasi Uashingtoni dhe NATO-ja vazhdimisht kanë akuzuar Moskën për shkelje të marrëveshjes, duke zhvilluar raketën, 9M729, të njohur edhe ai SSC-8.