Stoltenberg javën e ardhshme në Shkup

INA
INA

17/11/2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, javën e ardhshme vjen në Maqedoninë e Veriut për vizitë dyditore. Sipas njoftimeve, Stoltenberg do të nisë vizitën në Shkup të martën, më 21 nëntor, në kuadër të një turi disaditor nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas mbërritjes ai do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeparlamentarin Talat Xhaferi, si dhe do të ketë një fjalim para deputetëve në Kuvend. Kreu i NATO-s ditën e dytë të vizitës së tij në vend do ta nisë me një takim dypalësh me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, pas së cilës do të marrë pjesë në takimin jozyrtar të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni i organizuar nga Maqedonia e Veriut.

“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, do të mirëpresin liderët e ftuar nga Republika e Shqipërisë – Kryeministrin Edi Rama, Republika e Kroacisë – Presidenti Zoran Milanoviq, Republika e Malit të Zi – Kryeministri Milojko Spajiq dhe Republika e Sllovenisë – Kryeministri Robert Golob”, njoftoi Qeveria.

Kreu i NATO-s do të nisë turneun e tij nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor të dielën pasdite me një vizitë në Sarajevë dhe prej andej të hënën kreu i Aleancës do të shkojë në Prishtinë. Të martën do të qëndrojë në Beograd dhe do ta përfundojë turneun e tij katërditor nëpër Ballkanin Perëndimor me vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se më 30 tetor, Shkupin e vizitoi edhe kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen. Pas takimit me kryeministrin Kovaçevski, ajo tha se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mirë drejt anëtarësimit në BE.

“Është e pabesueshme të shohësh përparimin që ka bërë Maqedonia e Veriut dhe vendosmëria për të ecur përpara është mbresëlënëse”, tha Von del Leyen.

“BE ka një histori të gjatë zgjerimi dhe respekti për çdo komb dhe respekt për diversitetin që ne përfaqësojmë. Ne do ta mirëpresim Maqedoninë e Veriut me identitetin e saj unik dhe gjuhën maqedonase”, tha kryetari i KE-së.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

besim-hoda

Hoda: BDI i ka harruar ushtarët e UÇK-së

Talat Xhaferi3

Talat Xhaferi: Ja deri kur dhe si do të jem si kryeministër

Leonard ademi

Vëllau i Liridonës: Shumë njerëz po na ofrojnë informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë/ Ja ҫfarë thotë për këto informacione

f4369ab0-8bde-455d-8ade-31568e4496cf

Artisti Mustafa Imeri-Tafa i bashkangjitet Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit

muamer

Racizmi i prindërve maqedon ndaj nxënësve shqiptarë

Screenshot_2023-12-11-16-52-33-840_com.instagram.android-edit

Luizi fillon një projekt të madh në Shkup (video)

Jeton Shaqiri

Shaqiri: Rasti me shkollën në Çashkë tregon se ende nuk mundemi të flasim për integrim ndëretnik në arsim

fatmir mexhiti

Mexhiti: Brenda 6 muajve do të bashkohen klinikat, nuk do të ketë 66 drejtor dhe 33 këshilla drejtues

artan grubi

Grubi: Po përparon procesi i ndërtimit të objektit të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës

INFO

NA NDIQ