Stoltenberg tregon se Sllovenia po mendon ta rrisë nurmin e ushtarëve në Kosovë

INA
INA

21/03/2024

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg qëndroi sot në Slloveni, nga ku u fol edhe për planet që ka ky shtet për ta rritur numrin e ushtarëve në misionin paqeruajtës, KFOR në Kosovë.

Në konferencën e përbashkët pas takimit me kryeministrin slloven, Robert Golob, Stoltenberg përsëriti se “shpërthimet e dhunës së vitit të kaluar në Kosovë ishin të papranueshme”.

Ai vlerësoi kontributin e Sllovenisë për “mbrojtjen tonë kolektive”, ndërsa e përmendi si shumë pozitive mundësinë që ky shtet ta rrisë numrin e ushtarëve të saj në Kosovë, raporton Gazeta Express.

“Sllovenia ka qenë një aleat i NATO-s shumë i vlerësuar dhe i rëndësishëm tash e dy dekada dhe ne vazhdojmë ta vlerësojmë shumë kontributin që Sllovenia po e jep për mbrojtjen tonë kolektive, për sigurinë tonë të përbashkët. Fakti që Sllovenia kontribuon në grupet luftarake të NATO-s, si në Sllovaki ashtu edhe në Letoni, tregon se Sllovenia nuk është vetëm një aleat që adreson sfidat në fqinjësinë e afërt, por gjithashtu shikon një pamje më të gjerë”, tha Stoltenberg.

“Pastaj, sigurisht që është e rëndësishme për atë që Sllovenia ka bërë dhe vazhdon të bëjë. Lidhur me atë se si të sigurohet stabiliteti në Ballkanin Perëndimor, si në Bosnjë e Hercegovinë, por edhe në Kosovë. Dhe Sllovenia për shumë vjet ka kontribuar me trupat, forcat e saj në misionin tonë paqeruajtës në Kosovë, dhe mirëpres njoftimin e kryeministrit Golob për të qenë gati për t’a’i rritur më tej kontributet sllovene në misionin tonë të KFOR-it”, u shpreh shefi i NATO-s.

Kryeministri slloven, Golob, u pyet ndërkaq se “cilat janë planet konkrete” për punën e rritjes së numrit të ushtarëve në Kosovë.

“Ajo që ne shprehim sot është gatishmëria jonë për të kontribuar më shumë, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. KFOR-i është, do të thosha historia më e rëndësishme dhe më e suksesshme e bashkëpunimit brenda NATO-s, vetë NATO-s për mënyrën se si të stabilizohet rajoni. Dhe Sllovenia në të kaluarën ka pasur një rol shumë të rëndësishëm. Më pas gjatë gjithë vitit, viteve, ne e kemi ulur disi kontributin tonë, por jemi të gatshëm të bëjmë më shumë nëse lind nevoja. Dhe siç duket, po, mund të jetë kështu në muajin e ardhshëm, por është diçka për t’u diskutuar dhe vendosur ende”, tha ai.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

morine kufiri shqiperi

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Kurti

Kurti: Një grua u vra mizorisht nga një vrasës burrë, drejtësia të veprojë pa vonesa

Policia-e-Kosoves-800x445

Të shtëna me armë në Ferizaj, vritet një grua

rama macron

Rama-Macronit: Nëse ke nevojë për dikë në momente të vështira, thërrisni një shqiptar

KFOR KS

“Tërmet’ gjeopolitik në Ballkan”, Italia miraton dërgimin e trupave shtesë në Kosovë

policia-kosoves

Hajnat bëjnë kërdi në shtëpinë e mërgimtarit në Gjilan, ia vjedhin çantën me mbi 145 mijë euro që i solli nga Zvicra

dardan molliqaj

Me Memlin e Abdixhikun s’fitohen zgjedhjet

kamiona blinda kosove fsk

FSK-ja pranoi donacion të kamionëve shumë funksional prej Gjermanisë

vlora citaku

Çitaku: Albin Kurti çka ka që përzihet në zgjedhjet në Maqedoni?

INFO

NA NDIQ