Stoltenberg – Xhaferi: Maqedonia e Veriut shumë shpejt anëtare e BE-së

Picture of ina-online
ina-online

21/11/2023

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi zhvilloi në Kuvend takimin me Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.

Në takim morën pjesë nënkryetarët e Kuvendit, Goran Misovski dhe Husni Ismaili, ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Dane Taleski, koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, Jovan Mitreski, i VMRO-DPMNE-së. Nikolla Micevski, nga BDI, Arbër Ademi, nga Aleanca për Shqiptarët, Adnan Neziri dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Kryeparlamentari Xhaferi, në emër të deputetëve të Kuvendit, i uroi mirëseardhje Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg në legjislativ dhe e falënderoi për kultivimin e marrëdhënieve të përkushtuara me secilin vend aleat në Aleancë, si dhe me vendet aspirante.

Ai e informoi bashkëbiseduesin për detyrimet e marra dhe të realizuara të shtetit si aleat i NATO-s në solidaritet dhe ndihmë ushtarake ndaj Ukrainës, për bashkimin e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe për dënimin e pretendimeve territoriale dhe aneksimin e Krimesë nga Rusia.

Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg falënderoi për mundësinë për të ndarë pikëpamjet mbi sfidat aktuale të sigurisë, tani që të gjithë aleatët e NATO-s pritet të qëndrojnë fort krah për krah së bashku në këtë botë të paparashikueshme, për tu mbrojtur nga sulmet. Ai e përgëzoi vendin tonë për guximin dhe vizionin që çoi në anëtarësimin e tij të plotë në NATO, që mundësoi jo vetëm sigurinë për qytetarët, por edhe stabilitetin ekonomik dhe zhvillimin e vendit.

Bashkëbiseduesit ndanë pritjet se Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të bëhet anëtare e BE-së, duke treguar gatishmëri dhe vizion që të gjithë faktorët politikë në vend të kontribuojnë për të ardhmen e ndritur të qytetarëve të këtij vendi, të gjeneratave aktuale dhe të ardhshme.(INA)

TË FUNDIT
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
2 orë
Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova
4 orë
VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive
5 orë
Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë
6 orë
Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

ME TE LEXUARA

11 orë
Radev: Rruga e Maqedonisë për në Bruksel kalon nëpër Sofje
2 orë
Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)
11 orë
Aksident në Kërçovë, 5 të lënduar
11 orë
Deputetja shqiptare do ta udhëheq seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare
1 ditë
Rivotim në Zhelinë, Gjykata vendosi, VLEN: Drejtësia fitoi
10 orë
Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi
16 orë
Paradite mot me diell dhe i ngrohtë, pasdite në disa pjesë të Maqedonisë së Veriut pritet shi dhe bubullima
9 orë
Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

LEXO MË SHUMË

Arben Taravari

Taravari: Shqiptarët do të kenë kryeparlamentarin e gjashtë ministri (VIDEO)

IMG_2207

Salihu mbështetje nga bashkëatdhetarët në Padova

vlen gashi kasami mexhiti taravari

VLEN: Ali Ahmeti e ka humbur kontrollin, i bëjmë thirrje të bëhet opozitë konstruktive

Screenshot-31

Gashi për bisedimet me VMRO-në për qeveri: Bukur mirë, në rrugë të mbarë

IMG_2195

Kurti priti krerët e koalicionit VLEN, i uroi për fitoren dhe rezultatin zgjedhor

Gordana Siljanovska Davkova

Presidentja e sapozgjedhur nisi me zgjedhjen e stafit, sa kuadro shqiptare do jenë?!

aleksandar dashtevski kshz

Më 22 maj do të votohet sërish në Maqedoninë e Veriut, KSHZ tregon në cilat vendvotime

Screenshot_2024-05-18-15-32-20-219_com.android.chrome-edit

Fronti Europian mund t’i humbë dy deputetë? Ahmeti: I dimë në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe

Screenshot_2024-05-18-15-00-13-294_com.facebook.katana-edit

Kryetari i komunës së Gjilanit viziton kryeministrin Xhaferi

INFO

NA NDIQ