Këshilltarja në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë, analistja dhe njohësja e zhvillimeve në Ballkan, Ivana Stradner, ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të hakmerret për zhvillimet e viteve të ’90-ta.
Në një postim në platformën X, ajo ka deklaruar se ai është duke u përgatitur si presidenti rus Vladimir Putin, para se të niste luftën në Ukrainë.
“Ashtu siç Putin akuzoi Perëndimin për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe kaloi jetën e tij duke u përgatitur për hakmarrjen e 2022, Presidenti serb po përgatit hakmarrjen e tij për vitet ’90”.
“Ai po pret vetëm momentin e duhur gjeopolitik”, ka thënë Vuçiq. /Klankosova.tv