Stradner: Vulini do të takojë Putinin në Vladivostok ndërsa disa perëndimorë naivë festojnë “këputjen” e lidhjeve Serbi-Rusi

Picture of ina-online
ina-online

03/09/2024

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, më 4 shtator, në Vladivostok të Rusisë, ndërsa njohësit e çështjeve politike në rajon kanë konsideruar se kjo vizitë është kundër aspiratave të Serbisë për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian dhe forcuar partneritetin me bashkësinë perëndimore.

Vulini dhe Putini do të takohen në margjinat e Forumit Ekonomik Lindor (EEF), në bazë të raportimeve, i cili do të mbahet nga 3 deri më 6 shtator.

Vulin – ish-drejtor i Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA) – është nën sanksione nga Shtetet e Bashkuara (SHBA), ndër të tjera, për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë.

Ivana Stradner, specialiste në fushën e sigurisë dhe informacionit, gjithashtu vëzhguese e vëmendshme e zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, dhe kritike e ashpër e Serbisë dhe Rusisë, ka shkruar në “X” të martën: “Më 4 shtator do të takohen Putini dhe Vulini, ndërsa disa njerëz naivë në Perëndim janë duke festuar ‘këputjen’ e lidhjeve të Serbisë me Rusinë”.

Aleanca midis Serbisë dhe Rusisë është themeluar mbi një ndjenjë të thellë pakënaqësie ndaj NATO-s për mbështetjen dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës.

Rusia dhe Kina janë dy fuqitë e vetme botërore që përsërisin rregullisht gatishmërinë për t’i ofruar Serbisë “garanci” se Kosova nuk do të fitojë njohje të plotë ndërkombëtare dhe ulëse në Kombet e Bashkuara (OKB).

TË FUNDIT
58 minuta
Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane
59 minuta
Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet
3 orë
Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA
4 orë
Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija
4 orë
“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve

ME TE LEXUARA

1 ditë
Autostrada Ohër-Kërçovë gati në fund të 2026, ndërsa kishte nisur qysh më 2014
8 orë
Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real
1 ditë
Presidenti i Malit të Zi: Jam malazez dhe flas serbisht
6 orë
Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar
2 ditë
Rokas: Mandati im është të ndihmoj Maqedoninë e Veriut të ecë përpara
24 orë
Alfa: Për 4 vite nuk u ndërtuan 12 km autostradë, zyrtarë të BDI-së blenë toka për përfitime financiare
4 orë
“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve
2 ditë
Mbyllen pikat kufitare të Bërnjakut dhe Merdarës, Sveçla jep detajet e fundit

LEXO MË SHUMË

antoni blinken

Blinken: ShBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën evropiane

Goran Mincev

Ministri i Administratës: Balanceri për momentin mbetet, por nuk do të thotë se nuk do të hiqet

mexhiti izet

Zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti për vizitë zyrtare në SHBA

kosova futboll

Thellohen problemet te Kosova: Përjashtohen Zhegrova, Muric e Muslija

serb bllokada protesta kufi

“Kjo është një lojë e Aleksandër Vuçiq”/ Ja pse dështoi plani serb për bllokimin e kufijve

spitali-kovid-tetove

Tre vjet nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, me 14 të vdekur dhe dhjetëra të lënduar

Ursula Von der Leyen

Fokusi i von der Leyenit te zgjerimi: 2030 mund të jetë afat real

jarinje kufi kosove serbi merdar

Të gjitha pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë të hapura, krejt çka ndodhi sot

naser

33 vjet shteti i Maqedonisë së Veriut dhe shqiptarët, prej atëherë kur nisi?!

INFO

NA NDIQ