Strakosha: Nuk do kisha ardhur kurrë tek Brentfordi, nëse do e dija se do qëndroja në stol

ina-online
ina-online

20/01/2024

Me Europianin në fokus për verën e ardhshme, ka dhe nga ata futbollistë të Kombëtares që kërkojnë rrugëdaljen te merkatoja e janarit për të shkuar në Gjermani në mënyrën më të mirë të mundshme.

Është ky rasti i Thomas Strakoshës. Vetëm 2 paraqitje në kampionat për një total prej 134 minutash te Brentfordi, janë vërtet shumë pak për një futbollist të staturës së tij. I vetëdijshëm për këtë, “gardianit” kuqezi me një të kaluar për t’u respektuar në Serie A me Lazion, duket se i ka sosur durimi.

Nëpërmjet një deklarate të transmetuar nga mediat angleze kërcënon në një farë mënyrë Brentfordin, duke i bërë të ditur publikisht klubit se kërkon një zgjidhje për këtë situatë.

“Sinqerisht, unë kam nevojë të luaj. Duhet të gjej një zgjidhje me klubin.

E di shumë mirë se çfarë meritoj dhe çfarë kam bërë në karrierën time. E di se kush jam, kështu që duhet gjetur një zgjidhje pasi dua të luaj.

Europiani është përpara dhe duhet gjetur një zgjidhje më e mirë.

Nuk do të kisha ardhur kurrë këtu nëse do ta dija se do të qëndroja në stol. Nuk e kam bërë kurrë këtë në jetën time dhe nuk do ta bëj tani.

Vitin e kaluar vuajta një dëmtim, por këtë sezon prisja diçka më tepër.

Tani thjesht dua të bëj mirë, të gjej një zgjidhje“, ka deklaruar Strakosha. Fjalë të thëna qartë me futbollistin shqiptar që i ka dhënë publikisht një sinjal klubit të Premier League.

Ndërkohë, në media të tjera europiane, Strakosha është përmendur se ka përfunduar në radarët e Bayern Munich që kërkon të plotësojë ekipin e portierëve ku janë tanimë Neuer dhe Sven Ulreich.

Por roli i portierit të tretë vështirë se mund të pranohet nga Strakosha, i cili e ka të qartë se i duhet një vazhdim sezoni prej protagonisti për tu paraqitur si duhet në takimin e Shqipërisë me Europianin.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

milan

I humbi një orë me vlerë 180 mijë euro, futbollisti i njohur përleshet me një hajdut në një klub nate

Jasir Asani

VIDEO / Jasir Asani fantastik, goditjet e tij nuk ndalen as në stërvitje

Liga e Evropes Europa League

Katër ndeshje të tjera emocionuese në “FA Kupën” e Anglisë

mbape real

Mesazhi i Macronit për Mbappen që po bën xhiron e botës: Do na futësh në telashe!

kloop

Lista me 14 lojtarë të Liverpoolit tani janë të lirë për të thyer rregullin e rreptë të Klopp

belingam real madrid

Real Madrid vendos rekord historik në mbrojtje pa dy qendërmbrojtësit dhe portierin kryesor

haland

Erling Haland shënon 5 gola, Man. Siti shpartallon Lutonin

dybala

Shënoi tre gola ndaj Torinos, Dybala: Te Roma shijoj të tashmen, dua të fitoj trofe!

Ilir-Daja-

Ilir Daja vazhdon kontratën me Ballkanin deri në vitin 2026

INFO

NA NDIQ