Strasburgu sot do të amnistoj ose do të vulos krimet e Gruevskit, Mijallkovit dhe VMRO-së

Iliria News Agency
Iliria News Agency

16/02/2023

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut sot në mëngjes, përmes një komunikate për media, duhet ta shpallë vendimin për rastet e Prokurorisë Speciale.

Vendimi pas gjashtë vitesh do të mbyllë çështjen nëse të pandehurit mund të përgjigjen penalisht për veprat që mbulojnë rastet e ish-Prokurorisë Speciale për përgjimet masive “Target-Fortesa”, për parregullsitë zgjedhore “Titanik”, për shpërdorimin e transportit të nxënësve në Manastir “Transporter”, si dhe subjekti i prishjes së objektit “Cosmos” i quajtur “TNT”.

Ankesa në Strasburg është bërë në vitin 2017 dhe argumenti kryesor në të është se “pasi të jepet, heqja nuk mund të revokohet”.

Nga vendimi i Strasburgut preken drejtpërdrejt Nikolla Gruevski, Toni Jakimovski, Gordana Jankulovska, Mile Janakieski, Sasho Mijalkov, Kiril Bozhinovski, Edmond Temelko dhe Vladimir Taleski.

Nga vendimi i Gjykatës Evropiane varet nëse këto çështje të ish-Prokuroria Speciale do të mbijetojnë apo do të ndalen, pra nëse shumica e çështjeve do të anulohen. Nëse të akuzuarit dhe personat e dënuar shpallen viktima, shteti mund t’u duhet të paguajë edhe dëmshpërblim. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

izet mexhiti

Mexhiti: Paska folë prap makineria propaganduese e Gebelsit të BDI-së!

vlen llogo

VLEN: Pacienti dhe Fronti i listës së zezë, shkaktarët e rënies së besimit në gjyqësor dhe prokurori

Kacarska-780x439-1-1

Kacarska: Gjykata Kushtetuese mund të vendosë për kushtetutshmërinë e Kodit Zgjedhor

bujar osmani

Osmani: Brenda 48 orëve mund të shpërthejë konflikt në Lindjen e Mesme

mpj22-696x385

MPJ apelon që të shmangen udhëtimet në Izrael dhe rajon

BDI selia

BDI: Korrupsioni ka emër, Izet Mexhiti dhe komuna e Çairit

bdi-ali-ahmeti-cair

BDI më e pasura, me më shumë para se partitë tjera

mexhiti izet

VLEN: Ndryshimet kushtetuese, kusht për koalicion me VMRO-DPMNE-në

KSHZ-Komisioni

Këto janë numrat e listave për deputetë që mund të votoni më 8 maj

INFO

NA NDIQ