Stresi demolon simbolin e shqiponjës duke e ndërlidhur me marihuanën (Foto)

Reperi i njohur Stresi bëhet gjithmonë temë në media për këngët e tij dhe mesazhet që përçon.

Ai është shumë i ndjekur dhe i kërkuar edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh publikon imazhe të ndryshme nga jeta e tij.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi mjaft të çuditshme në rrjetin social Instagram.

Ai shfaq simbolin e shqiponjës, figurë të cilën e ka demoluar, duke i dhënë një pamje tjetër, atë të bimës së marihuanës.

“Ti Shqipëri, çka më jep?”, ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, e cila është komentuar në masë të madhe nga fansat.

https://www.instagram.com/p/BeS_YRABcIY/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_legacy

Një imazh i tillë, i cili prek simbolin kombëtar, ka bërë që të kritikohet në masë të madhe nga ndjekësit.

Sido që të jetë, reperi duket se është mësuar me stilin e tij kontrovers, të cilin nuk heziton ta tregojë në çdo paraqitje të tij. /Telegrafi/