Struga në terr, kjo s’ka ndodhë as në kohë lufte!

Nga Bekim Qoku

Vazhdon terri në Strugë. Tani jo vetëm si metaforë. Rrugët e qytetit tërësisht pa drita. As në kohë lufte e katastrofash nuk ka atmosferë më të zymtë e të frikshme.

Qytetarët vazhdojnë, nga ana tjetër, të paguajnë të njëjtën shumë afrofe (paushall) për ndriçim publik si kur e kishin.

Kjo është vjedhje, është abuzim me qytetarin, shoqërinë civile, drejtësinë, opozitën e heshtur të Strugës.