Struga-Trim Lum, nis me përforcimet

0

Struga-Trim Lum gjatë ditës së sotme ka bërë zyrtarë edhe transferimin e sulmuesit të Renovës, Emran Ramadani.

Ramadani me Struga Trim Lum ka firmosur kontratë një vjeçare, ndërsa bashkë me përforcimin tjetër të skuadrës, Hristijan Kirovski, por edhe me Florent Osmanin, pritet të udhëheqin sulmin e skuadrës strugane në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Rikujtojmë përveç dyshes sulmuese, Kirovski-Ramadani, drejtuesit e Struga Trim Lum gjatë ditës së sotme prezantuan edhe portierin Urosh Gjuriç, që gjithashtu vjen nga rradhët e Renovës.