Strugani Amet Korça që luan për Dallasin përballë me “magjinë” e Messit

ina-online
ina-online

20 Gusht, 2023

“Mania” e Messit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është në kulminacion, pasi një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave fluturoi përtej oqeanit dhe nënshkroi për Inter Miami.

Ai shënoi disa gola, Amerika pa live se çfarë do të thotë Lionel Messi. Por një protagonist i kësaj është edhe Amet Korcha, që luan për Dallasin dhe që u përballë me Messin në të njejtën fushë.

Mbrojtësi i skuadrës së Dallasit, i cili pati mundësinë të shohë nga afër magjinë e superlojtarit botëror të sapoardhur tek Inter Miami.

Po kush është në të vërtetë Amet Korça?

Ai është 22 vjeçari me origjinë nga Struga që aktualisht luan për ekipin e Dallasit. Një shqiptaro-amerikan që rrugëtimin e tij të futbollit e kishte nga Kroacia duke e çuar në SHBA. Ai fillimisht ishte pjesë e ekipit të të rinjve të Dinamo Zagrebit dhe më pas kaloi në Ligën e dytë të Dubravës pas një përvoje seniore. Së fundi, ai luajti edhe për ekipin e Goricës përpara se të kthehej në Shtetet e Bashkuara dhe të nënshkruante për ekipin e Dallas MLS.

Bëhet fjalë për një stoper tejet të gjatë, 191 centimetra, që luan me këmbën e djathtë dhe që ende nuk ka luajtur zyrtarisht për asnjë kombëtare. Për kombëtaren shqiptare ka paraqitje në kategoritë e të rinjve, por ato ishin ndeshje jozyrtare.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

svecla gazmend hoxha

Hoxha: Ky ishte qëllimi Serbisë me sulmin në Banjskë

IMG_5720

Policët Shqiptarë në Amerikë, krijojnë fond humanitar për familjen e policit të vrarë në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku

biden

Komuniteti shqiptaro-amerikan letër presidentit Biden, shpreh shqetësim për rrezikun nga Serbia

IMG_5719

Politikani serb: Radoiçiq u mor vesh me autoritetet serbe, prandaj u lirua

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

shaip kamberi

Kamberi: Ndikimi i politikës serbe në drejtësi është fatal, por, me aktin e sotëm, ajo po merr epitetin e shtetit “sponsor të terrorizmit”

monstra

“Monstra”, Aziri: Supremja na dënoi me urdhër të kryeminsitrit Kovaçevski

Nikola-Sanduloviq

Politikani serb: Ja si deshti të më eliminoj Vuçiqi

INFO

NA NDIQ