Strugë dhe Ohër, reagime për faturat e reja

Nga ky vit për qytetarët e Strugës dhe të Ohrit do të ketë fatura të reja. Në adresë të tyre kanë filluar të vijnë faturat nga ndërmarrja e posa themeluar publike shtetërore “Kolektor”. Ai u dërgon atyre fatura për kullimin dhe trajtimin e ujërave të zeza. Këto fatura deri tani janë paguar me faturën e ujit, por qytetarët tani reagojnë se shuma është dy herë më e lartë se më parë. “Është ngarkesë për të gjithë qytetarët e Ohrit. Të në mënyrë plotësuese diçka që deri më tani e kemi paguar, nuk është në rregull.”

“Kemi shumë fatura ndërsa pensionet janë të vogla. Është e lartë krahasuar me faturat e tjera, e lartë. Nëse nuk paguajmë, do të kemi kamatëvonesë dhe gjëra të tjera. Shpenzimet janë të mëdha krahasuar me situatën dhe pagat që i marrim.” Nëse në vitin 2017 amvisëritë paguanin nga 10.2 denarë për kolektor për çdo metër kub ujë të konsumuar, në vitin 2018 kostoja u rrit në 16.7, dhe tani në faturat e reja kjo shifër është 21.4 denarë për metër kub ujë. Por nga Ndërmarrja Publike “Kolektor” thonë se – faturat nuk janë të larta.

“Çmimi nëse e marrim në përgjithësi është me një ndryshim prej 10 metra kub, 40 denarë … Nuk është tarifë e re sepse kjo tarifë ekzistonte edhe në llogaritë e ndërmarrjeve të ujësjellësit”, tha Vlladimir Aleksieski-drejtor i NP “Kolektor”./Alsat-M