Strugë/ Humbjet e ujit janë alarmante, shkak infrastruktura e vjetër

Picture of INA
INA

05/07/2025

Në kohën kur ka gjithnjë e më shumë thatësira dhe probleme serioze me mungesën e ujit, me të cilat shumë qytete dhe fshatra në vend përballen, humbjet e ujit në Maqedoninë e Veriut arrijnë në nivel alarmant prej 63.2%, thonë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës. Sipas KRRE-së, këto të dhëna janë më shumë se shqetësuese.

“Të keni kaq shumë humbje do të thotë se infrastruktura juaj është para kolapsit. Është fakt që për shkak të mungesës së investimeve kemi humbje kaq të mëdha në rrjetet e ndërmarrjeve të ujësjellësit në gjithë vendin. Kjo i detyrohet infrastrukturës së vjetër, mungesës së investimeve, si dhe faktit që kemi shumë lidhje për të cilat nuk është vendosur matje adekuate, pra humbje komerciale, dhe të gjitha këto kontribuojnë në një situatë kaq të keqe”, tha Marko Bislimoski – kryetar i KRRE-së.

Humbjet janë për shkak të infrastrukturës së vjetër dhe mungesës së investimeve. Sipas ekspertëve, hartimi i sistemeve të rrjetit nëntokësor, zvogëlimi i humbjeve të ujit, si dhe krijimi i një regjistri nëntokësor janë disa nga punët më të rëndësishme që ndërmarrjet duhet t’i kenë, nëse duan të kenë menaxhim të suksesshëm të sistemeve të furnizimit me ujë

„Në të kundërt, nëse ne nuk i menaxhojmë sistemet e furnizimit me ujë, ato do të na menaxhojnë neve, dhe kjo do të jetë në kurriz të përdoruesit përfundimtar, shprehur përmes faturave më të larta për shërbimet. Gjithashtu, mund të përballemi në të ardhmen e afërt me mungesë të furnizimit 24-orësh të vazhdueshëm me ujë të pijshëm. Mjetet e reja digjitale mund shumë të ndihmojnë në kryerjen e regjistrimit cilësor të rrjetit të furnizimit me ujë dhe në marrjen e të dhënave reale për zonat me presion“, u shpreh Gjorgji Hristov – ekspert.

Nëse nuk ndalet humbja e ujit, faturat do të jenë më të larta. Vetëm në Strugë, gjatë vitit 2024, 61.7% e kapacitetit total të ujit nga sistemi i furnizimit me ujë nuk është arkëtuar nga Ujësjellësi i Strugës. Por drejtori, Dashmir Nasufi, thotë se humbjet janë 30%. Arsye për këtë janë defektet dhe koha e riparimit të tyre, sistemi i vjetër i ujësjellësit dhe pamundësia për evidentim të shpejtë të defekteve./Alsat.mk

TË FUNDIT

Kos: Srebrenica, plagë e thellë në historinë evropiane

OKB: Më shumë se 800 civilë të vrarë në përpjekje për të marrë ndihma ushqimore në Gaza

Kryeparlamentari Gashi pas Srebrenicës viziton edhe varrin e Presidentit historik, Alija Izetbegoviq

Fetai: Në Kumanovën time prezantuam Planin operativ për punësim 2025 prej 40 milionë eurosh

Incidenti në Çair, policia ndalon 3 persona, Toshovski: Dyshime mbi versionin e dhënë nga Arsovska

Komuna e Çairit: Incidenti me Arsovskën nuk ka lidhje me komunën, institucionet të veprojnë me përgjegjësi

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË