Viti i ri shkollor në tri shkollat e mesme në Strumicë nis me numër të përgjysmuar nxënësve.
Janë regjistruar 670 nxënës dhe ka ende 555 nxënës të tjerë në dispozicion.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur Komuna e Strumicës me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ku shprehen shqetësime për pakësimin e numrit, përcjell INA.
Në vitet shkollore 2019/20, 2020/21 dhe 2021/22 në vitin e parë janë regjistruar 757, 728 dhe 683 nxënës, edhe pse konkursi shpallej për afër 1300 nxenës.
Po ashtu në këtë komunë ka krizë edhe me regjistrimin e filloristëve.
Këtë vit në katër vendbanime në komunën e Strumicës: Raborci, Popçevë, Gabrovo dhe Memeshli, sipas të dhënave të fundit nuk është regjistruar asnjë nxënës në klasën e parë.
Është interesant fakti se në gjashtë vitet e ardhshme pritet një rënie e numrit të nxënësve të klasës së parë, pasi sipas të dhënave për fëmijët e porsalindur nga viti 2017 deri në vitin 2022, të cilët do të kenë moshën për t’u regjistruar, është vazhdimisht në rënie.
Në vitin 2017 kanë lindur 636 fëmijë, të cilët janë regjistruar këtë vit, në vitin 2018 numri i fëmijëve të sapolindur është 607, në vitin 2019 – 535, para tre viteve – 502, dhe vitin e kaluar 474 fëmijë të porsalindur.
Komuna e Strumicës sivjet ka paguar një ndihmë të njëhershme prej dy mijë denarë familjeve me nxënës të klasës së parë që regjistrohen për herë të parë në shkollat fillore në vitin e ri shkollor.(INA)