Studentët ankohen: 140 denarë të caktuara për ushqim, “zhduken” në mesnatë

Picture of INA
INA

04/10/2023

Amra është një ndër studentet që kanë aplikuar për kartën studentore ushqimore me vlerë ditore 140 denarë. Gjatë ditës së djeshme nuk ka arritur të shfrytëzoje mundësinë e blerjes me këtë kartë dhe në mesnatë automatikisht i janë tërhequr 140 denarët e pa shfrytëzuara.

“A e ke marrë kartën studentore? Po. A e ke shfrytëzuar? Jo. Domethënë të janë zhdukur ato 140 denarë! Po. Perse nuk e ke shfrytëzuar? Nuk dija çfarë të marr”, tha Amra, studente.

Përveç se u tërhiqen këto para, studentët nuk janë mirë të informuar se si duhet të shfrytëzohen dhe ku. Disa nga studentët e anketuar për Alsat u shprehen se sikur të ishin grumbulluar këto para do të ishte një ndihmë e madhe për ta pasi do të mund të shfrytëzoheshin edhe për pagesa semestri apo pagesa mujore për transport.

“E dimë se zhduken dhe e dimë që më herët kanë pasur mundësinë që të grumbullohen dhe tani që zhduken… më mirë për studentët që të grumbullohen”, u shpreh një tjetër student.

“Aplikova për ta marrë, por pritet të konfirmohet kërkesa që kamë bërë dhe pastaj do të shohim. Mendon se mjaftojnë 140 denarë për një student? Ndoshta nuk janë të mjaftueshme por e zbusin sadopak buxhetin studentor”, nënvizoi një student.

Nga Ministria e Arsimit ditë më parë thanë se do të shqyrtohet mundësia e ndryshimeve të nevojshme në tre muajt e ardhshëm por se a do të shqyrtohet edhe mundësia e mos tërheqjes së 140 denarëve të pa shfrytëzuara mbetet që të shihet në të ardhmen. Ndërkohë, deri tani kanë aplikuar mbi 70% e studentëve për këtë kartë ushqimore. /Alsat

TË FUNDIT
41 sekonda
Durmishi nisi detyrën e ministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës
3 minuta
Arrestohet një shtetas i Sllovenisë në Shkup, dyshohet për vjedhje të rëndë
39 minuta
Meta uron Mickoskin: Suksese! Besimplotë se do të jeni shembull frymëzimi
57 minuta
Cilat janë prioritet e VLEN-it në këtë Qeveri? Flet deputetja Mimoza Musa
3 orë
Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

ME TE LEXUARA

1 ditë
Si u shpik shqiponja me duar që “çmendi” shqiptarët e trazoi Ballkanin
57 minuta
Cilat janë prioritet e VLEN-it në këtë Qeveri? Flet deputetja Mimoza Musa
18 orë
Deputetët turq të Frontit kërkojnë që në Kuvend të flitet edhe gjuha turke
5 orë
Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës
24 orë
Kathimerini: A do të bëhet Mickoski Orbani i izoluar i Ballkanit!?

LEXO MË SHUMË

IMG_3545

Durmishi nisi detyrën e ministrit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës

policia-714x420

Arrestohet një shtetas i Sllovenisë në Shkup, dyshohet për vjedhje të rëndë

mickoski ilir meta

Meta uron Mickoskin: Suksese! Besimplotë se do të jeni shembull frymëzimi

mimoza

Cilat janë prioritet e VLEN-it në këtë Qeveri? Flet deputetja Mimoza Musa

isuf kadriu

Sot bëhet varrimi i gazetarit Isuf Kadriu

timco mucunski

Ministri Mucunski do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

bresher

QMK: Po sanohen dëmet nga moti i ligë në Tetovë dhe Shkup

talat xhaferi

Xhaferi sot do t’ia dorëzojë funksionin e kryeministrit Hristijan Mickoskit

arben taravari

Taravari cakton zëvendësin e tij dhe ka një mesazh për gostivarasit

INFO

NA NDIQ