Studentët dhe pedagogët e UBT: Do vazhdojë protesta dhe bojkoti

0

Studentët dhe pedagogët e Universitetin Bujqësor të Tiranës kanë vendosur në unision vazhdimin e protestave deri në plotësimin e kërkesave të parashtruara Kryeministrit Rama.

Në të njëjtën kohë ata kanë vendosur edhe vijimin e bojkotit të mësimit. Rektori ka deklaruar se “nuk besoj që të ketë pedagog që të mbajë mungesa”.Ish-Kryeministri Berisha vlerësoi studentët që në këtë mënyrë vendosën të përballen me të keqen dhe të vijojnë protestën dhe bojkotin.