Muhamer Pajaziti
Mjaftë i thurrët elozhe studentëve dhe profesorëve në Beograd. Ata nuk po kërkojnë falje për krimet masive që populli serb i ka bërë në Kosovë, Bosnjë Herecegovinë dhe vende tjera të rajonit.
Në protestat e tyre një nga mesazhet kryesore ishte Kosova është zemra e Serbisë. Ata nuk po kërkojnë paqe dhe pajtim, por realizimin e projekteve famëkeqe nga Miloshët e rinjë që do vijnë.
Ata janë instrument dhe promovues të një nacionalizmi në kuptimin negativë dhe me qëllimin për të zhdukur kombet tjera në Ballkan. Kjo është primitive.
Prapavija e tyre është lufta, sepse kështu i kanë edukuar, duke ju ndërtuar nëpër sheshe përmendore kriminelëve me duartë e përgjakura.
Mjaftë i sulmuat studentët shqiptarë, duke i nënëvlesuar me epitetet si të pa vetëdijshëm dhe pa mendim kritik. Ku i njihni ju o gjitholog?.
Rinia dhe studentët tanë janë thesari i vetëm që na ka mbetur dhe duhet të mësoheni ti respektoni dhe vlerësoni. Kemi një rini të shkëlqyeshme dhe inteligjente, por duhet të mësoheni ta dëgjoni zërin dhe kërkesat e tyre.
Mos i ngulfatni, se kështu ja zini frymën dhe vetbesimin e paktë që i ka mbetur nga një kastë politikanësh që kanë shkatërruar sistemin dhe të gjitha institucionet.
Studentët dhe rinia nuk kanë faj, jemi ne një shoqëri që i puthë dorën politikanit e banditit, ndërsa profesorin e lë pas dere. Flasë për profesorët dhe ligjeruesit e vërtetë, jo ata me tesere partiake.