Studentët e Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës udhëtim virtual në Muzeun e gjetheve

Në kuadër të aktiviteteve të veta Instituti i Studimeve Sociale e Humanistike ISSH e Fakultetit Filozofik i Universitetit të Prishtinës realizoi një diskutim me drejtoren e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”, znj.Etleva Demollari, me temë: “Trashëgimia e vështirë- rasti i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”.

Projekti Forum 2020 + kulturë e trashëgimi është një nismë e drejtorit të ISSH Prof.Ass.Dr.Arsim Sinani për njohjen dhe evidentimin e plotë të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në prezantimin e saj znj. Demollari foli për trashëgiminë e vështirë komuniste në Shqipëri, debatet mbi të në kuadër të drejtësisë tranzicionale. Studentët patën mundësi të njihen me këtë institucion të veçantë, fitues i çmimit të Këshillit të Evropës: Muzeu i vitit 2020 dhe me mënyrën e ekspozimit të krimeve dhe të të periudhës së errët komuniste të Shqipërisë. Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi ndëraktiv. Studentët shfaqën interes dhe kërkuan të dinin më shumë mbi vendet e kujteses e te trashegimise komuniste në Shqiperi dhe me mënyrën si po përballet Shqipëria me të kaluarën e saj. Po kështu u vizitua virtualisht Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” nën drejtimin e drejtores Demollari. U ra dakord që një student nga Fakulteti Filozofik të zhvillojë praktikën në muze dhe të specializohet në këtë fushë. Bashkëpunimi mes Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” dhe ISSH do të vazhdojë me projekte konkrete dhe bashkëpunim intensiv mes dy institucioneve edhe në të ardhmen.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10156759191422721&set=pcb.10156759192927721&type=3&theater