Studentët e UT-së realizuan vizitë studimore në Shtëpinë edukuese-përmirësuese (FOTO)

Iliria News Agency
Iliria News Agency

24/03/2023

Një grup studentësh nga Fakulteti Pedagogjik dhe Fakulteti Filozofik qëndruan për vizitë studimore në Shtëpinë edukuese-përmirësuese Tetovë – Vollkovi, në të cilin ekzekutohet masa edukuese “Dërgim në shtëpi edukuese-përmirësuese për fëmijët e gjinisë mashkullore të cilët kanë rënë ndesh me ligjin”.

Studentët e programeve studimore Pedagogji profesionale nga Fakulteti Pedagogjik dhe programi studimor Punë sociale dhe mbrojtje sociale nga Fakulteti Filozofik, gjatë vizitës në këtë shtëpi patën mundësi që për së afërmi të njihen me trajtimin, kushtet e institucionit dhe aktivitetet e ndryshme në të cilat marrin pjesë fëmijët dhe ekipi profesional, të cilat kanë për qëllim risocializimin, riedukimin dhe zhvillimin e drejtë të fëmijëve, siç janë: punëtoritë grupore dhe individuale, të cilat kanë natyrë psikologjike për përvetësim dhe zhvillim të shprehive pozitive, të veçorive vlerësuese; kurse për aftësim në profesione të caktuara, të cilat ndihmojnë fëmijët të zhvillojnë aftësi të ndryshme, dhe shumë alternativa të tjera, me të cilat në mënyrë kreative e plotësojnë kohën e lirë me aktivitete kulturore, argëtuese dhe sportive.

Këto angazhime i ndihmojnë fëmijët të përgatiten për tregun e punës jashtë institucionit dhe për integrim në shoqëri. Studentët tanë, të shoqëruar nga Prof. Dr. Besa Havziu dhe Mr. Sc. Nazmije Shaqiri u pritën nga drejtori Daniel Antoski dhe ekipi i tij, në mesin e të cilëve psikologë, pedagogë, punëtorë socialë dhe të punësuarit e tjerë, të cilët i njoftuan studentët për aktivitetet e sipërpërmendura. Me përfundimin e kësaj vizite, drejtuesit e entit Shtëpia edukuese-përmirësuese u dakorduan me studentët dhe profesorët e tyre që bashkëpunimin ta vazhdojë edhe në të ardhmen, me qëllim që nga këto vizita të fitojnë njohuri praktike rreth rolit të pedagogut dhe punëtorit social në risocializimin e fëmijëve.

https://www.facebook.com/unite.edu.mk/posts/527561062875098

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Hristijan Mickoski

VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare

izet mexhiti

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

ali ahmeti kurto dudush

Dudush: Ali Ahmeti është babai i kombit, duhet të respektohet nga të gjithë

Ali Ahmeti fronti

Mësohet lista e kandidatëve për deputetë e Frontit Europian

tetov

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës (FOTO)

vlen saraj

VLEN hapin shtabin zgjedhor në komunën e Sarajit

menduh thaci

Menduh Thaçi morri pjesë në iftar në Gostivar (FOTO)

stojance-angellov-701x430

Angellov: Do të kthehesha në LSDM nëse më japin rrogë 5.000 euro

taravari kasami

Taravari dhe Kasami të pranishëm në panelin e diskutimit për integrimin e personave me aftësi të kufizuara

INFO

NA NDIQ