Studentët në RMV prej sot sërish mund të aplikojnë për racion të subvencionuar

Iliria News Agency
Iliria News Agency

20 Janar, 2022

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se prej sot deri më 31 janar, përsëri është e mundshme për të aplikuar për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për student për ata që i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për racionin e subvencionuar për student, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ ose ta realizojnë këtë të drejtë deri tani. Kjo mundësi është e disponueshme çdo muaj dhe atë nga data 20 deri më datën 30, gjegjësisht më datën 31 janar.

Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, përkatësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/#/login dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente – fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit.

Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, me të cilën të rinjve ndjeshëm iu lehtësohet jeta gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme. Të drejtë për këtë mbështetje financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilët nuk janë në marrëdhënie pune të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore pas çfarëdo lloj baze më të madhe se paga minimale.

Të drejtën e racionit të subvencionuar për student deri më tani e kanë realizuar mbi 27 mijë studentë të cilëve rregullisht u transferohen mjetet në llogaritë personale të transaksioneve..

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vjosa osmani

Vjosa Osmani për Reuters flet për raportet e Kurtit me SHBA, godet Vuçiqin (VIDEO)

Escobar Lajcak

Escobar zbulon kërkesat për Kosovën e Serbinë

dua-1

Dua Lipa flet për fëmijërinë: Isha krenare, por doja të kisha një emër anglez

mesi messi mls inter miami

Zyrtare/Ky është klubi i ri i Messit

vjosa osmani ismail kadare

Kadare: Ky është triumfi shekullor i kombit tonë

Arben Taravari

Taravari paralajmëron dorëheqje të tij ose Azir Aliut nëse vërtetohet “punësimi i dhëndrit”

kurti svecla veri

Kurti në Mitrovicë, viziton policët: Oficerët tanë të çeliktë, u njoftova me operacionet e tyre

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Mickoski mund të luajë me të ardhmen e tij, por jo me të ardhmen e Maqedonisë

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Ndryshimet eventuale në Qeveri, ky është qëndrimi i ASH-së

INFO

NA NDIQ