Studentja shqiptare bursën e ndan për të prekurit nga tërmetet në Turqi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

12 Shkurt, 2023

Pas tërmeteve shkatërrimtarë në Türkiye, qytetarët e Shqipërisë janë solidarizuar me popullin turk, duke mbledhur ndihma të ndryshme për familjet e prekura nga fatkeqësia natyrore, ku nuk mungojnë as donacionet e veçanta.

Ambra Ceka nga Tirana, e cila studion për mjekësi në Universitetin e Shkencave Shëndetësore në Ankara, ka bërë donacion paratë e bursës së saj që merr nga shteti turk.

“Unë paratë e bursës sime i kam dërguar për shoqet e mia që janë prekur nga tërmeti. Ne si shokë të klasës kemi bërë një kontribut të vogël. I kam dërguar në zonën Hatay në Türkiye”, u shpreh Ceka për AA-në, duke shtuar se është prekur shpirtërisht nga tërmeti.

Ceka tregon se momentalisht në Türkiye ndodhen edhe studentë të tjerë nga Shqipëria që nuk janë kthyer për pushime dhe, sipas saj, janë solidarizuar vullnetarisht duke ofruar ndihma të ndryshme dhe para.

Një pjesë e ndihmave grumbullohen nën koordinimin e Shoqatës së të Diplomuarve në Türkiye të Shqipërisë (TUMED) dhe organizatave të tjera, ndërkohë pjesë e ndihmave që po grumbullohen janë shumat në para, rroba, materiale higjienike, materiale strehimi, ngrohëse dhe të tjera.

Kryetari i TUMED-it, Egert Haxhiu, për AA-në tha se populli shqiptar është mirënjohës për ndihmën që ka dhënë Türkiye pas tërmetit të vitit 2019 në Shqipëri, duke shtuar se për këtë arsye tregon solidaritetin e tij ndaj popullit turk.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti bdi

“Problemet s’i zgjedh kojshia, por shtëpia”,Ahmeti porosi “Grupit të Zjarrit”

ukraina-rusi-kiev-ushtar

Belgjika i kërkon sqarime Ukrainës për armët e përdorura në sulmet në Rusi

Maricic - Bregu

Mariçiq-Bregu: Synimi ynë është BE-ja, ndaj është e rëndësishme të punohet paralelisht për bashkëpunimin rajonal

deponi

Maqedonia e ngulfatur nga deponitë ilegale

kurti vucic

BE e gatshme të organizojë takimin Kurti -Vuçiq, përmenden disa kushte

Pjeter-Shala-850x472-1

​Mbrojtja e Shalës i paraqet disa fotografi dëshmitarit të shtatë

rishi-sunak

Sunak: Kemi kthyer 1800 emigrantë shqiptarë të paligjshëm

musa xhaferi

Musa Xhaferi reagon për 20%: Nga partia na thonë s’është koha me e hjekë

bujar-1

Osmani: Të hapur ndaj mundësive që ofron pajtimi, dialogu dhe zgjidhja e kontesteve

INFO

NA NDIQ