Studentja zhvishet në të brendshme duke prezantuar temën e diplomës, arsyeja do të ju befasojë

0

Një student është zhveshur deri në të brendshme gjatë kohës sa po e prezantonte temën e saj të diplomimit. E gjitha kjo ndodhi si shenjë proteste ndaj komenteve të profesorit i cili tha se veshja e saj ishte e papërshtatshme, për shkak të minifundit.

Letitia Chai, një e diplomuar në Universitetin e Cornell në Ithaca të New Yorkut, u filmua nga të pranishmit në një video live në Facebook, ku shkruhej se e bëri këtë kundër “besimeve shtypëse ndaj femrave dhe diskriminimit”, transmeton Gazeta Express.

Chai e organizoi këtë protestë pasi që profesorët e vunë në pikëpyetje veshjen e saj gjatë duke i thënë se “veshja juaj është shumë e shkurtër”.

Duke e përshkruar këtë si një incident, Chai shkroi në Facebook: “Profesorët vazhduan të më thonin në prani të tërë klasës se unë po nxisja orgazmë tek meshkujt për shkak të përmbajtjes së temës dhe pamjes së trupit”.

“Nuk dija se sit ë vazhdoja andaj e gjeta si zgjidhje që të përgjigjesha” shkroi ajo.