Studimi: Cigaret elektronike mund t’ju ndihmojnë të lini duhanin

Iliria News Agency
Iliria News Agency

29/04/2023

Debati për dobinë e cigareve elektronike si ndihmës për ndërprerjen e pirjes së duhanit është një temë mjaft sensitive në shumë vende të Evropës dhe një artikull i botuar në revistën “Nature Medicine” përpiqet të bëjë një bilanc të situatës dhe të arrijë në përfundime bazuar në fakte.

Autorët komentojnë provat e disponueshme nga studimi i kryer nga “Cochrane Library”, që nënvizon se ekziston një nivel i lartë sigurie për efektivitetin e cigareve elektronike në arritjen e normave dukshëm më të larta të lënies së duhanit, kundrejt terapisë zëvendësuese me nikotinë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu se përdorimi i cigareve elektronike ka bërë të mundur uljen e shitjes së cigareve tradicionale shumë më shpejt se në të kaluarën. Ekzistojnë gjithashtu prova që politikat që kanë kufizuar përdorimin e cigareve elektronike kanë rritur, pa dashur, pirjen e cigareve tradicionale.

Cigaret elektronike nuk janë produkte me zero risk, por sasia e provave deri më tani tregon se ato janë sigurisht më pak të rrezikshme se cigaret tradicionale dhe kjo është gjithashtu e vërtetë në terma afatgjatë, duke pasur parasysh se aerosoli i tyre përmban nivele të substancave të dëmshme ose potencialisht të dëmshme deri në 95% më pak se tymi i cigares. Rreziku absolut në sistemin kardiovaskular, pulmonar dhe riprodhues ekziston, por duhet të krahasohet gjithmonë në raport me rrezikun dukshëm më të lartë të pirjes së duhanit.

Duhet theksuar se cigaret elektronike nuk janë të njëjta me produktet që përdorin teknologjinë e ngrohjes. Këto pajisje të kontrolluara dhe sofistikuara përdorin teknologjinë e ngrohjes dhe jo asaj me djegie duke shmangur ndezjen e zjarrit, krijimin e hirit apo tymit. Në këtë mënyrë gjenerohet një mbetje aerosoli e cila përbëhet nga një sasi shumë më e ulët e kimikateve të dëmshme, duke reduktuar riskun e ekspozimit ndaj substanace të dëmshme siç është katrani.

Ndërsa cigaret elektronike mund të përbëjnë rrezik për varësinë ndaj nikotinës për disa të rinj, tek duhanpirësit e rriturit tashmë të varur nga cigaret tradicionale, ato shërbejnë gjithashtu si një alternativë e rëndësishme dhe më pak e rrezikshme.

Natyrisht, cigaret elektronike nuk janë zgjidhja përfundimtare për t’i dhënë fund shkatërrimit të shkaktuar nga pirja e cigareve, por ato mund të kontribuojnë ndaj këtij qëllimi në shëndetin publik.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

trupi njeriut organet

Këto janë 6 organet e trupit pa të cilat mund të jetojë njeriu

kripa kryp

Studimet e tregojnë: Marrja e lartë e kripës lidhet me kancerin e stomakut

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

matje

Një hartë e re e krenarisë mesatare mashkullore ka dalë! Ne askund nuk jemi

shtatzan

Ilaçi për humbjen e peshës mund të rrisë ndjeshëm ovulimin (FOTO)

Arra

Pesë lloje të ushqimeve që ulin nivelin e sheqerit në gjak

KAFE

A është më mirë të pini kafe të nxehtë apo të ftohtë?

qepe

Nëse hani një qepë në ditë

melqia

“Mini mëlçitë”, kura eksperimentale që mund të shpëtojë pacientët

INFO

NA NDIQ