Studimi: Dy herë në javë aktivitet fizik kundër depresionit

Iliria News Agency
Iliria News Agency

02/05/2023

Në ditët e sotme, shumë njerëz për shkak të angazhimeve në punë, shkollë apo familje e kanë të vështirë të kryejnë mjaftueshëm aktivitet fizik.

Plus depresioni bën që motivimi për tu ushtruar të bjerë edhe më tej, thonë ekspertët.

Në këtë artikull AgroWeb.org ju njeh si aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë dhe sa shpesh duhet të ushtroheni.

Cilat janë aktivitetet që mund t’ju ndihmojnë?

Ekspertët e studimit ku AgroWeb.org mbështetet, shqyrtuan të dhënat e 15 studimeve. Kështu ata mund të përcaktonin se sa ushtrime nevojiten për të luftuar depresionin.

Sipas ekspertëve të shëndetit, aktivitet aerobike në nivele të moderuara, të tilla si ecja e shpejtë për 2-3 orë në javë, së bashku me stërvitjen e grupeve kryesore të muskujve rreth dy herë në javë, janë mëse të mjaftueshme për të bërë një hap drejt përmirësimit të gjendjes depresive.

Një kombinim i ushtrimeve të forcës dhe atyre aerobike janë të rëndësishme. Sepse ato përmirësojnë gjumin, ulin presionin e gjakut, ju mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, diabeti dhe kanceri.

Gjithashtu ndihmojnë edhe duke reduktuar stresin, përmirësuar humorin, luftuar ankthin dhe depresionin.

Studiuesit vunë re se përfitimet ishin edhe më të mëdha kur një person kaloi nga qëndrimi në rehatinë e divanit në shtimin e aktivitetit fizik.

Megjithatë, të ushtruarit mbi nivelet e rekomanduara nuk dhanë ndonjë përfitim shtesë.

Gjithashtu edhe hulumtime të mëparshme kanë dalë në përfundime të ngjashme, të cilat lidhin mirëqenien emocionale me aktivitetin fizik.

Ecja është një nga aktivitetet më të thjeshta që mund të kryeni. Të shëtisni minimalisht tre herë në javë do t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

Por sipas hulumtimeve edhe kryerja e punëve të shtëpisë ka rezultuar me një impakt pozitiv në mirqënien mendore.

Llojet e aktiviteteve që mund t’ju ndihmojnë janë vrapimi, biçikleta, ecja, si edhe aktivitete të tilla si bërja e punëve, pikturimi ose luajtja e një instrumenti.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ushqim2-707x383-600x360

Ushqimet që duhet me patjetër t’i shmangni në mëngjes, paralajmëron gastroenterologu

pem

Mbron zemrën dhe trurin: Ky është fruti më i shëndetshëm që mund të hani, sipas dietologëve

marramendje semurje vjellje

Ndjeni marramendje? Këtu janë arsyet e mundshme pse bota rrotullohet rreth teje

QUMSHT

Të mirat shëndetësore që vijnë nga produktet e qumështit

Turshia-Receta-Kuzhine

Përfitimet shëndetësore nga lëngu i turshive

Syri syte

Sekreti pas dridhjes së pavullnetshme të syrit

Arra

3 arsye të forta përse duhet të hani më shumë arra

vitamina-D

Dhimbjet që ju shkaktohen si pasojë e mungesës së vitaminës D

fruthi

ISHP: Gjithsej 903 persona me linë e dhenve në janar

INFO

NA NDIQ