Studimi i madh: Vendosja e qumështit në kafe ose çaj lufton kancerin

0

Pirja e çajit ose kafesë së nxehtë mund të dyfishojë rrezikun e zhvillimit të kancerit, ka paralajmëruar hulumtimi.
Njerëzit që konsumojnë rregullisht çajin e tyre në temperaturë 60 ° C ose më të lartë, iu shtohet rreziku i rritjes së kancerit të fytit në 90 për qind, transmeton lajmi.net.

Por, ftohja e këtyre pijeve disa minuta para se të pihet, mund të ndihmojë me reduktimin e rrezikut.

Studimi, i udhëhequr nga Universiteti i Shkencave Mjekësore të Teheranit në Iran, shton një sërë hulumtimesh që lidhin pije të nxehta me këtë sëmundje.

Por kjo është hera e parë që një studim në shkallë të gjerë, që ka ndjekur aktivitetin e njerëzve për një kohë të gjatë, që gjen lidhshmëri në mes të pijes së nxehtë dhe kancerit të fytit.

Uji i nxehtë irriton rrugën e gojës dhe fytit që mund të ushqejë tumoret, besojnë shkencëtarët.

Kanceri i ezofagut është shkaku i tetë më i zakonshëm i kancerit në mbarë botën dhe një nga shkaqet kryesore të vdekjes nga kanceri.