Studimi i ri tregon se në cilën moshë keni më shumë stres

INA
INA

25/11/2023

Sado që mendojmë se stresi rritet me rritjen e moshës, duke qenë se secili prej nesh mendon më fort për vitet që kalojnë dhe mundësitë që pakësohen me kalimin e kohës, e vërteta është se nuk është kështu.

Sipas një studimi, ndërsa rritemi në grupmoshë, stresi zvogëlohet, edhe nëse faktorët shfaqen vazhdimisht.

Çfarë do të thotë kjo për çdo moshë?

Në mënyrë më të detajuar, studimi në fjalë vlerësoi rezultatet e monitorimit të personave të moshës 25 deri në 74 vjeç për një periudhë 20-vjeçare, nga viti 1995 deri në vitin 2015.

Ajo që doli ishte se ditët me stresin më të madh ishin më shumë tek 25-vjeçarët (pothuajse gjysma) krahasuar me 70-vjeçarët (pothuajse 1/3).

Sipas hulumtimit, përveç ditëve kur u vu re se mbizotëronte stresi, për të moshuarit doli se ishin më pak të prekur, pavarësisht sfidave që mund të shfaqen pas të 60-ave.

Megjithatë, duhet theksuar se studimi nuk përfshinte faktorin e rëndësishëm të koronavirusit, i cili u shfaq 5 vjet më vonë, që do të thotë se rezultatet më të reja mund të anojnë.

Pavarësisht, në çfarëdo moshe që jeni, përpiquni të reduktoni stresin duke i kujtuar vetes se më e mira nuk ka ardhur ende.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

barku obez pesha

ISHP: Obeziteti në Maqedoni është në nivel të lartë

Ilir-Demiri-921x614

Demiri: nuk do të ketë incizime pa radhë, terminet për rezonancë magnetike do të publikohen në “Termini im”

stres

Qytetarët e RMV vuajnë nga ankthi dhe tensioni i lartë i gjakut

Veshi-750x470

Ju fishkëllojnë veshët? Ja çka tregon kjo për shëndetin tuaj

mjalti

Hojet e bletëve me vlerat më të mira për shëndetin

klinika zhan mitrev

Klinika Zhan Mitrev 24 vjet – 1 milion ekzaminime dhe 400,000 histori suksesi

gripi-sezonal

Ulet numri i të sëmurëve nga gripi në Maqedoni

fruthi

Fruthi po kërcënon edhe Maqedoninë!

ushqim2-707x383-600x360

Ushqimet që duhet me patjetër t’i shmangni në mëngjes, paralajmëron gastroenterologu

INFO

NA NDIQ